Nuk ka dyshim se Presidenti rus Vladimir Putini do të vazhdojë sulmin e tij me shpresën e rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve në Evropë që herët a vonë do të shkatërrojë unitetin e NATO-s. Gazetari i njohur amerikan Thomas Loren Friedman ka bërë një analizë në Neë York Times të situatës në Ukrainë. Ai ka thënë se lufta hyn në një fazë të re, të rrezikshme. “Kjo luftë ka sjellë tashmë një rritje të madhe të çmimeve të gazit natyror, benzinës dhe ushqimeve në Evropë. Dhe nëse vazhdon deri në dimër, shumë familjeve në Bashkimin Evropian mund t’iu duhet të zgjedhin midis ngrohjes dhe ushqimit.Kur përpiqen të shpjegojnë përmirësimet e fundit që janë vënë re në operacionet e ushtrisë ruse në Ukrainë, disa zyrtarë ukrainas kanë thënë: “Të gjithë rusët memecë kanë vdekur!”. Është një batutë e vjetër, që do të thotë se rusët kanë gjetur më në fund një mënyrë më efektive për ta zhvilluar këtë luftë, ku performanca e tyre e hershme plot paaftësi solli vrasjen e mijërave prej tyre. Për shkak se lufta e Ukrainës duket se është shndërruar në një luftë shkatërrimtare, me Rusinë që qëndron kryesisht në vijën e frontit dhe që godet me bomba dhe raketa qytetet ukrainase në lindje, duke i shndërruar ato në rrënoja dhe më pas duke përparuar, mund të mendoni se më e keqja e këtij konflikti ka kaluar tashmë. Mund ta keni gabim. Unë vetë besoj se lufta në Ukrainë do të hyjë në një fazë të re, bazuar në këtë fakt: shumë ushtarë dhe gjeneralë rusë mund të jenë të vdekur, por edhe aleatët e palëkundur të Ukrainës në NATO janë të lodhur. Kjo luftë ka sjellë tashmë një rritje të madhe të çmimeve të gazit natyror, benzinës dhe ushqimeve në Evropë. Dhe nëse vazhdon deri në dimër, shumë familjeve në Bashkimin Evropian mund t’iu duhet të zgjedhin midis ngrohjes dhe ushqimit.
“Strategjia e Dimrit” e Vladimir Putin
Për pasojë, mendoj se faza e re e luftës, është ajo që unë e quaj “Strategjia e Dimrit” e Vladimir Putin kundrejt “Strategjisë Verore” të NATO-s. Është e qartë se Putin është gati të vazhdojë të përparojë në Ukrainë, me shpresën se inflacioni në rritje i çmimeve të energjisë dhe ushqimeve në Evropë do ta përçajë në fund aleancën e NATO-s. Basti i tij duket se është: Nëse temperaturat mesatare në Evropë janë më të ftohta sesa normalja, dhe nëse furnizimet mesatare globale të naftës dhe gazit janë më të pakta se normalja, dhe nëse çmimet mesatare janë më të larta se normalja, dhe nëse ndërprerjet e energjisë elektrike si pasojë e mungesës bëhen të shpeshta, ka një shans të mirë që anëtarët evropianë të NATO-s të fillojnë t’i bëjnë presion presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky që të arrijë një marrëveshje me Rusinë. Çdo lloj marrëveshje, për të ndalur luftimet. Pra, me siguri që Putin duhet t’u thotë trupave dhe gjeneralëve të tij të rraskapitur: “Mjafton të rezistoni deri për Krishtlindje. Dimri është aleati ynë!”. Dhe kjo nuk është një strategji e çmendur. Siç raportoi javën e kaluar Jim Tankersley i “The Times”: “Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë frikë se një raund i ri i sanksioneve evropiane, që synojnë frenimin e eksporteve të naftës ruse deri në fund të këtij vitit, mund të çojë sërish në një rritje të çmimeve të energjisë, duke goditur më tej konsumatorët, dhe duke zhytur në një krizë të rëndë ekonomitë e Shteteve të Bashkuara dhe të tjerëve. Ky zinxhir ngjarjesh mund ta përkeqësojë atë që tashmë është një krizë e rëndë ushqimore, e cila po rrënon vendet në mbarë botën. “Përpjekjet e NATO-s dhe BE-së për të frenuar eksportet ruse të naftës në Evropë, mund t’i rritin çmimet e naftës në 200 dollarë për fuçi ose më shumë, gjë që do të thotë që amerikanët të paguajnë 7 dollarë për çdo galon (3.4 litra benzinë”. Siç raportoi Neil MacFarquhar i “The Times” fundjavës që kaloi, Putinit i duhen dëshpërimisht më shumë forca, qoftë edhe për të ruajtur pozitën aktuale të favorshme në lindje, dhe po ndërmerr tashmë një “mobilizim të fshehtë”, për të çuar në front më shumë burra “pa iu drejtuar një projekti kombëtar politikisht të rrezikshëm”, përfundon analizën gazetari amerikan.