E martë, 20 Maj, 2025

Spektakël epik që do të kujtohet gjatë në “San Siro”! Interi eliminon Barcelonën dhe shkon në finalen e Mynihut

Share

Interi është ekipi i parë finalist i Championsit, pas fitores dramatike 4-3, arritur në harkun e 120 minutave. Interi e nënshtroi në çdo aspekt Barcelonën gjatë pjesës së parë në “San Siro”.

Për te besuarit e Simone Inzagit shënuan Lautaro Martinez dhe Hakan Çalhanoglu. Ky i fundit nga pika e bardhë e penalltisë. Duhet thënë se në këtë fraksion loje pati pretendime nga ekipi katalanas edhe për një penallti, por për arbitrin Shimon MArshiniak nuk ishte asgjë serioze.

Në fillim e pjesës së dytë Barcelona ngushtoi diferencat me Garcia. Pak çaste vonë Dani Olmo barazoi rezultatin në 2-2. Erdhi përmbysja e madhe me protagonist Rafinjën, 2-3. Atëherë kur u duk se Barcelona kishte gjithçka në dorë, erdhi barazimi me Açerbin në minutën e 90+3′.

Në minutën e 99 të kohës shtesë Frattesi bëri që “San Siro” të shpërthente, finalizoi golin për 4-3 dhe Interi kap finalen e Mynihut.

Në finale, italianët presin fituesin e çiftit PSG-Arsenal. Ndeshja e parë mes këtyre 2 ekipeve është mbyllur me fitoren e parisienëve me rezultatin 1-0.

Te tjera

Lajme te tjera