E hënë, 13 Janar, 2025

Spartak Ngjela: Sali Berisha shëmbëlltyrë e Enver Hoxhës, protesta e 12 nëntorit u financua nga Beogradi, ja si SHBA do e nxjerrë jashtë politikës kryefoltoristin

Share

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuzua të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një prononcimi për gaztën “SOT”, zoti Ngjela shprehet i bindur se protesta e 12 nëntorit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-Presdeinti Ilir Meta ishte një dështim. “E dobët ishte si protestë, protestë jo popullore, por partiake. Duhet të heqin dorë nga këto non sense sepse për problemet e tija populli ngrihet vetë do i ngrenë partitë, partitë ngrenë militantët e vet dhe nuk është se mbajtën ndonjë fjalim, por u tha ky është hajdut, ky vjedh. Ky zhargoni i Enver Hoxhës, por ai barbar dhe këta barbarizmin e Enver Hoxhës e vazhdojnë akoma. Ajo protestë nuk kishte asnjë vlerë kombëtare. Në 12 nëntor edhe serbët ekstremit protestuan, edhe Berisha në Tiranë. Pyetja është si mund të bësh ti në të njëjtën ditë revolta dhe të dhënat janë që ky punon  për serbët. Një  ekspertë gjerman më ka  thënë se sa herë që ka krizë të shpërthimit të  serbëve kundër Kosovës në Tiranë dhe këtë herë kështu ndodhi ai tha ai”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.

Ndërkohë Ngjela tregoi edhe rrugën që do ndjekë SHBA për të nxjerrë jashtë politikës Berishën. “Ja e mori do bjerë partia pastaj. Berisha në zgjedhjet e fundit  politike nuk mori dot votat për të qenë deputet. Është një njeri i pavotuar, si m und të drejtoj partinë një njeri i pavotuar. Ai nuk e ka me ambasadoren, por e ka me Amerikën  dhe nuk ia mban. Ai është një enverist por nën nivelin e Enverit, sepse Enveri nuk vinte me vota, por me dhunë dhe e mbante me sigurimin e shteti. Atij nuk ia mban që të dal kundër Amerikës sepse Hoxha dilte dhe i bie ambasadores. Por, ambasadorja është direkt përfaqësuese e presidentit amerikan në Shqipëri ashtu si çdo ambasadore. Po ai të merret me  presidentin pse merret me të.  Të gjithë njerëzit që janë nën  akuzë pësojnë deviacione në psikik  dhe se di  si do  të vijojnë punët nëse politika amerikane do shkoj më  tej kundër tij  apo jo kjo duhet parë në vazhdim, por ai është “non ngrata” në Amerikë”, nënvizoi Ngjela për gazetën “SOT”.

Te tjera

Lajme te tjera