Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka lëshuar kritika të forta në adresë të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, vendimi ky që nuk kapërdihet dot nga ish-kryeministri Berisha, i cili këmbëngul se është i pastër dhe se sipas tij, asnjë nga pretendimet e Uashingtonit që e akuzon atë si të korruptuar dhe minues të demokracisë nuk qëndron. Por gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Ngjela shprehet i bindur se amerikanë kanë prova të forta kundër Berishës, ndërsa theksoi se ish-kryeministri është person me rrezikshmëri të lartë që cënon sigurinë e SHBA, referuar shpalljes së tij “non grata” nga DASH.
-Zoti Ngjela, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë konfirmuar koalicionin për zgjedhjet lokale të vitit 2023. Mendoni se populli do ti votojë?
E vetmja shpresë e të mundurit thonë latinët, është që të mos kenë asnjë shpresë. Pra, kjo është arsyeja që ata të dy nuk kanë asnjë shpresë sepse ata janë të mundur. Ai filloj fjalimet e tija, ato që ka thënë edhe para 30 viteve, pa asnjë ndryshim dhe shqiptarët nuk i vajtën më nga pas, e shikoni se si përfundojë dhe sa çfarë do të bëjnë ata me njeri-tjetrin pastaj ajo është punë tyre, çdokush ka të drejtë që të bëjë koalicione, çdokush ka të drejtë që të konkurrojë, por unë them se ata nuk kanë mbështetje, tani ngelet për t’u parë, mund të jem edhe i gabim.
–Si e shihni situatën aktuale në Partinë Demokratike, duke qenë se janë zgjedhjet lokale të vitit 2023 janë duke u afruar?
Unë them se në Partinë Demokratike duhet që të ketë unitet, sepse ndryshe Partia Demokratike nuk fiton dot, nëse do ndërhyj sërish Berisha në këtë çështje, Partia Demokratike është e dëmtuar. Duhet që të keni parasysh që ai është një person, i cili është shpallur “non grata” dhe nuk mund që të votohet na shqiptarët. Partia Demokratike tani është në një presion që i krijon ngushtim dhe e vetmja shpresë e demokratëve është që nga Partia Demokratike të largohet Berisha, sepse ai është duke u prishur shumë punë. Por, duhet që të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet.
-Ndërkohë, Gjykata e Apelit Tiranë pak ditë më parë bëri me dije se më datën 3 nëntor do të shqyrtojë çështjen e Partisë Demokratike?
Gjykata nuk mund të pranojë atë që ka dhënë gjykata e shkallës së parë, sepse përbënë vepër penale. Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë nuk mund të akuzohet për vepër penale se nuk është vendim i formës së prerë. Kjo është një çështje me shumë përgjegjësi sepse e shikoni që se merr vendimin për një çështje shumë të thjesht juridike. Saliu me lëvizjen e tij nuk është person juridik, sepse person juridik është Partia Demokratike, e cila është themeluar në vitin 1991 dhe nuk ka parti tjetër. Nëqoftëse nuk je person juridik nuk njihesh si parti legale ose ligjore. Edhe Saliu e di këtë prandaj është bashkuar me Metën që të hyjnë në zgjedhje bashkë sepse si duket është i bindur se Apeli do ta rrëzojë kërkesën e tij dhe ai çfarë do bëjë, do të bashkohet me Ilir Metën. Po a kanë vota? Unë e thash eshe pak më lart që nuk kanë vota. Kanë hyr në një sens që opinioni publik shqiptar nuk I pranon, shumica e opinionit mund të them që nuk i pranon moralisht dhe tani duhet vetëm të presim se si do të ecin ngjarjet.
-Zoti Ngjela, pak ditë më parë qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta pjesëmarrjen në kongresin që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit tetor. Mensoni se Metës i është ndaluar pjesëmarrja për shkak të bashkëpunimit me ish-kryeministrin Sali Berisha?
Besoj se po, sepse ata atë gjë i treguan si shkak që ka marrdhënie me një perosn I cili është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk mund ta pranojnë. Ju e dini që vendimi që ka nxjerr State Departement kur e ka shpallur “non grata” Berishës nuk është një motiv shumë shumë i komplikuar dhe shumë i rëndë, po ku kupton ai. Ai donte të ngrinte populizimin që të mbronin atë kundër Amerikës, natyrisht njeriu që është nën akuzë me një goditje të tillë dhe me gjithë familjen duhet ta pranojmë se e humb ekuilibrin dhe duhet të pranojmë që nuk është vetëm ai “non grata”, por ka edhe të gjithë familjen që është një rast unikal për Amerikën. Po Saliu bënë sikur nuk kupton, pastaj çfarë kuptimi ka se ai vetëm gënjen dhe thotë jo po Sorosi, por rëndësie ka a do të dijë që të dal nga kjo situatë, por ai po e rëndon edhe më shumë vetën. Për akuzën që i kanë bërë ata, ose motivin që i kanë nxjerr për faktin që është “non grata” është i rëndë, nuk e di nëse ka raste të tjera, por mund të jetë për individë shumë të rrezikshëm në rang botëror.
-Ish-kryeministri Sali Berisha bëri ftësë pak ditë më parë kreut aktual të PD Enkelejd Alibeajn, që të bashkohen për projektin e reformës territoriale, mendoni se e ka kërkuar këtë bashgkpunim pasi e ndjen se nuk ka shumë mbëshetje?
Po Enklejed Alibeaj nuk e pranoj ai e refuzoj. Natyrisht ai e kuptoi se rruga e tij nuk ka më vlerë në opinion publik në funksion të përkrahjes politike dhe mendoj që të bashkonte partinë dhe pastaj ta merrte ai. Ai nuk arrin që të mos e kuptoj sepse është shumë e rëndë për një politikan të nivelit të larë në Shqipëri, sepse shoqëria shqipatre është pro amerikane dhe është mbi për qindjen e Izraelit. Ai mendoi se do ngrinte populzimin dhe t’i thoshte Amerikës që unë e kam popullin në dorë, por gaboi kishte rënë në iluzionizëm dhe përsërit po të njëjtat gjëra që ka thënë gjatë këtyre 30 vieteve.
-Po flitet edhe për një “non grata” nga Bashkimi Evropian për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërkohë që ai ka deklaruar se një erë ndryshimi po na vjen nga Evropa dhe se do të vazhdojë betejën drejt fitores? Keni një koment lidhur me këtë?
Populli atë nuk po e përkrah dhe kur thotë që do të ketë fitore duhet që të na jap doktrinën që do të fitoj zgjeidhjet dhe të gjithë ecurinë politike në Shqipëri dhe deri tanë këtë gjë nuk na e ka dhënë.
-Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se ka direktiva të qarta nga Uashintoni për të mos takuar perosna “non grata”, ndër ta edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Si i shihni këto deklarata?
Ambasadorja është përfaqësuees dikrete e presidentit të Amerikës, sipas Kushteutës amerikane dhe s’mund të takoj një person “non grata”.
-Së fundi, doja t’ju pyesja lidhur me amnstinë fiskale një nismë e propozuar nga qeveria shqiptare pak kohë më parë, ku amerikanët kanë shprehur shqetësime serioze mbi projektligjin për amnistinë fiskale, pasi sipas tyre është një projektligj që favorizon pastrimin e parave, nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërkombëtarët nuk duhet që të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit? Keni një koment lidhur më këtë?
Unë jam për amnistinë fiskale sepse shteti shqipar dhe bankat fitojnë para shumë. Depozitat bankare ngren nivelin e tregut sepse do të kenë sasi të madhe parash dhe shteti që i taton merr edhe ai një shumë jo të vogël në funksion të shtetit. Pastaj Rama nëse ata i kanë dal kundër duhet që ta fitoj me politik dhe besoj se do ta fitoj. Shqipëria Amnistin Fiskale e ka nevojë ekonomike të dorës së parë, kurse ata që nuk e pranojnë e kanë politik.