E premte, 24 Korrik, 2026

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, nga skenari si bie Edi Rama brenda 4 muajsh, te largimi me dhunë nga zyra, ja kush po e mban vërtet në pushtet kryeministrin

Share

Avokati i njohur, Spartak Ngjela deklaron se skenari i vetëm që e rrëzon Edi Ramën brenda katër muajsh është ndryshimi i kryetarit të Partisë Demokratike, pasi opinioni publik shqiptar është i ngopur me Ramën, por i mungon një lider i ri si alternativë. Sipas tij, personi që po e mban vërtet në pushtet kryeministrin është lideri aktual i opozitës, të cilin ai e cilëson si një “kukull” që nuk e do populli dhe që është shpallur “non-grata” në Amerikë. Ngjela nxjerr prapaskenën nga “Top News” se Partia Socialiste e ndihmon nëndheshëm liderin e opozitës të qëndrojë në krye, pasi kjo gjë i garanton Ramës qëndrimin e përhershëm në pushtet. Lidhur me atë që pritet të ndodhë me protestën, avokati parashikon një përshkallëzim të rëndë: Nëse kryeministri nuk reflekton ose tenton të ushtrojë dhunë ndaj të rinjve, situata do të kalojë në revolucion me dhunë për ta larguar atë nga zyra

-Si i komentoni protestat që vijojnë prej më shumë se 50 ditë?

Ngjela: Janë të rinj, janë studentë. Është risi si fakt. Janë studentë të universitetit. Nuk është politika. Le ç’thonë këta. Nuk është politika, janë ata. Tani pyetja që bëhet është kjo: Pse janë nxitur ata? Studentët çfarë kanë që janë kundër regjimit edhe dalin në protestë? Atëherë, kanë pakënaqësi për të ardhmen e tyre. Nuk e shohin me… pra, ajo protestë që nisi për çështje mjedisore tashmë ka marrë një tjetër formë. Ata e kanë për interesin e tyre. Nuk ndjejnë siguri në Shqipëri dhe e dinë që sa të mbarojnë studimet do ikin. Ku e pranon njeriu të ikë nga vendi i tij? Si është kjo? S’ka shtet. Janë të papunë të tërë këta, mbarojnë dhe nuk kanë punë. Ikin emigrantë.

Si mund të ikësh emigrant nga shteti yt? Po shteti çfarë bën? Asgjë. Diktatura që s’kishte këtë popullsi, e kishte më të vogël, kishte 500 uzina dhe fabrika këtu. Erdhën këta në ’91, ’92, ’93, ’94 i prishën. Do t’i kishin marrë shqiptarët ato, do ishin në një situatë tjetër sot. Ja, këta i bënë këta që ke në pushtet. PS-ja, PD-ja. Në çdo vend të botës po të jetë në këtë situatë, në Europë flas, bie qeveria, nuk pranohet kryeministri. Në qoftë se s’e bën dot, do duhet të lërë pushtetin që të vijë tjetri. S’e bën tjetri, ikën. Unë them si është aspekti politik i qarkullimit të ideve edhe të liderëve.

Si i keni parë ju qëndrimet e kryeministrit Rama ndaj protestës?,

Ngjela: Nuk di ai të mbajë qëndrim. Po të ishte kryeministër perëndimor, duhet të shkonte atje. Rama flet kot. Nuk mund të ngrihet rinia studentore pa një shkak të arsyeshëm moral.

Ju e keni mbështetur protestën që në ditët e para të saj. Si e shihni sot pas 50 ditësh?

Ngjela: Rezistencë e madhe. Është inati i tyre inkoshient që iu ka dhënë atë frikën se s’kanë të ardhme. Si krijohet karakteri inkoshient ? Sapo e mendon individi, meqë nuk do ta besojë, e kalon nga koshienca në inkoshiencë. Po ai në inkoshiencë nuk rri qetë, godet. Kështu janë këta, sepse këta dalin në protestë, ndjejnë që s’kanë të ardhme. Si mund të ndihesh në moshën e këtyre në rast se do bindeshe së brendshmi se nuk ke të ardhme? Do shkoje në emigracion, edhe këta prandaj dalin, se e dinë që janë të detyruar të shkojnë në emigracion. Nuk është emigracioni parësor. Le të venë ku të duan, janë të huaj. Është atdheu yt. Po atdheu yt çfarë ka? S’ka qeveri? Nuk më duhet mua mënyra se si shfajësohet kryeministri. Këta s’kanë punë. Mbarojnë shkollën, s’kanë punë. Po kryeministri ç’bën? “Nuk kam ç’të bëj” thotë. Nuk thotë kryeministri kurrë “nuk kam ç’të bëj”. Kryeministri jep dorëheqjen, ta marrë ai që do ta bëjë.

Kryeministri thotë që “unë jam i votuar me 850,000 vota”.

Ngjela: Po kur bien qeveritë në krizë dhe del populli, si thotë “jam i votuar”? Në Perëndim jep dorëheqjen. S’të do populli. Në  qoftë se dalin këtu 200,000-300,000, do të thotë që s’ke vota më.

Ju keni një eksperiencë jo vetëm në fushën juridike por gjithashtu edhe në politikë. E keni deklaruar që qeveritë nuk rrëzohen dhe nuk ndryshohen me protesta, por ndryshohen me votë. Nëse zoti Rama jep dorëheqje nesër dhe zhvillohen pas pak muajsh zgjedhjet, çfarë ndodh?

Ngjela: Jo, po dha dorëheqjen nuk zhvillohen zgjedhjet. Duhet të japë dorëheqjen grupi parlamentar. Në këtë rast grupi parlamentar zgjedh kryeministrin tjetër, si në gjithë botën. Duhet që 82 deputetë që ka ai të prishin shumicën në parlament që të bëhen zgjedhje të reja. S’ka zgjedhje të reja pse ikën kryeministri. Rama nuk di të qeverisë saktë dhe arsyeja pse nuk di të qeverisë është se s’ka profesion, nuk njeh as tregun, as ligjin. Mund të jesh shumë i zgjuar, shumë elokuent, t’i kesh të tëra, të të pranojë dhe populli, por nuk je as jurist dhe as ekonomist. Për të qenë kryeministër po flasim. Më thanë mua në një bisedë që “kanë këshilltarë”, zotëri thashë nuk bëhet me këshilltarë kjo punë. Si mund të mbash një këshilltar këtu të të thotë çfarë të bësh?

Çfarë pritet të ndodhë? Ku do të shkojë, ku do të mbërrijë kjo protestë?

Ngjela: Rama duhet të ketë kujdes. E mira është të japë dorëheqjen. Këta do shtohen, nuk diskutohet. Po të keni parasysh një gjë: shtohen dhe thonë “poshtë kryeministri”. Kryeministri s’ikën. Këta shtohen, kryeministri s’ikën. Çfarë ndodh? Kryengritje, mbajeni mend! Unë di ç’ka ndodhur në botë. Po kryeministrat në botë janë njerëz elokuentë, janë burra shteti. Si mund të lejosh që të dalin 200,000 veta atje, të rinj, edhe të kërkojnë dorëheqjen? Duhet të japësh dorëheqjen. Ndryshe, në qoftë se ti reziston dhe ne jemi në demokraci dhe nuk vendos diktaturë kundër këtyre, këta bëjnë revolucion. Me dhunë e marrin kryeministrin nga atje ku është.

Ka marrë fund. Unë jam profesionist dhe e di si ka ndodhur dhe e di si janë dënuar dhe çfarë ka bërë Perëndimi që s’i ka quajtur më krime. Bota perëndimore në funksion të këtyre është shumë e kujdesshme, sepse çdo lëvizje tjetër për të shpërndarë këtë është krim në Perëndim. Domethënë ka rreth 25 vjet që është krim, se përpara ka qenë si ne. Tani vijmë te kryeministri shqiptar. Kryeministri shqiptar ç’do bëjë? Do t’i shpërndajë këta me dhunë siç i kanë shpërndarë dikur? Atje do vijë. Në qoftë se ai shkon atje, ka kryengritje. Pse? Se këta janë studentë. Atëherë çfarë do bëjë kryeministri? E  mira është që të dëgjojë fjalën e tyre. O do largohet kryeministri, mbajeni mend, o do t’u bjerë këtyre me dhunë. Në qoftë se kryeministri ushtron dhunë ndaj këtyre, ka kryengritje në Shqipëri.

Si e keni parë ju rolin e opozitës gjatë kësaj periudhe, gjatë këtyre 50 ditëve?

Ngjela: S’ka opozitë. Është asgjë. Një opozitë që nuk ka ide nuk vlen. Ramës nuk e kërkon njeri domosdoshmërisht të ketë ide të reja. Opozita duhet të ketë ide të reja. Se është kundër mazhorancës. Çfarë programi na ka paraqitur? Asgjë. Çfarë gjykimesh të reja na ka dhënë opozita? Asgjë. Në çfarë viti është opozita? Në vitin 1992. Më dëgjon se ke presion të brendshëm? Kjo është e vërteta. Ka kryetar opozite të vitit 1992. Pse e zgjasni? Dhe kush e ka në favor? E ka Partia Socialiste. Po, Partia Socialiste ndihmon Saliun. E di unë shumë mirë çfarë ndodh nga brenda. Edhe unë po të isha, doja që ai të kishte pushtet.

Pra ju po thoni që mbajnë njëri-tjetrin?

Ngjela: Nuk mbajnë njëri-tjetrin. Nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ata nuk duan që të ndërrojë kryetari. Ata e mbrojnë kryetarin, dhe pyetja bëhet “pse e mbrojnë kryetarin?”. E mbrojnë në mënyrë politike. Berisha  është “non-grata” në Amerikë. Nuk akuzon njeri Ramën. Çdo politikan ashtu do vepronte kur kishte përballë një kukull që nuk e do populli. Do mbanin kukullën. Ata nuk ta mbajnë direkt dhe nuk kanë marrëveshje, por në mënyrat e veta e mban. Në qoftë se Partia Demokratike ndërron kryetarin, për katër muaj bie Rama.

Se politika ka moment ngopjeje. Opinioni publik shqiptar është i ngopur me Ramën, por s’ka ushqim të ri. Populli do lider të ri të dalë. Ai lideri që ka është i ’92-shit. A më kuptoni ku është? Tani, ai pse rri? Rri për interesin e vet. Nuk rri për interes që presim ne. Nuk mund t’ia largojmë atë kërkesën për interesin personal. Po ne po flasim për politikë, pikërisht. Dhe kush e ka në favor? Partia Socialiste. Po Partia Socialiste e ndihmon. Kam të dhëna që nëndheshëm e ndihmon. /gazeta sot/

Te tjera

Lajme te tjera