E shtunë, 3 Tetor, 2026

Spartak Ngjela: Ja çfarë di unë për vrasjen e vëllezërve Haklaj dhe roli që ka pasur Berishë në eliminimin e tyre, SPAK po aplikon doktrinën e Bonopartitit për të shfarosur korrupsionin në Shqipëri

Share

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend. Duke folur në disa studio televizive këtë fundjavë, avokat Spartak Ngjela u ndal fillimisht tek dosja “Tropoja” e rikthyer së fundmi në vëmendjen e opinionit publik, pas kallëzimit që motrat e vëllezërve Haklaj kanë bërë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK. Ngjela tregoi se çfarë di ai për vrasjen e vëllezërve Haklaj dhe rolin që ka pasur Berishë në eliminimin e tyre. Ndërkohë ndalur tek instalimi i shtetit të së drejtës, juristi i njohur thotë se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po aplikon doktrinën e Bonopartitit për të shfarosur korrupsionin në Shqipëri. Ndërkohë Ngjela thotë se Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit. Madje, u shpreh se kjo fitorja e sigurt e PS-së është për faktin e përçarjes së Partisë Demokratike. Duke u ndalur tek Sali Berisha, Ngjela tha se ky i fundit po i bie vendit në qafë, megjithëse ka një “non-grata’ mbi supe. Gazeta “SOT” po pasqyron më poshtë të plotë reagimin e avokat Ngjelës dhënë për dy media në vend gjatë kësaj fundjave.

-Avokat Ngjela, çfarë po bëhet me personazhin Ilir Meta, ju keni folur shpesh për të po ashtu edhe për Berishën?

Ka një moment profesional në identifikimin e krimit, janë ngjarjet, kaluan ngjarje për të cilat këta kanë shkelur ligjin. Por çështja është se kanë pasur gjykatën e tyre, prokurorinë po ashtu dhe nuk ka pasur sistem. Tani ata na kanë ngritur sistemin, sistemi është në këmbë, Kushtetuta është në këmbë, ka filluar depozitimi i  kallëzimeve, janë dosjet ka dhe 2 ose 3 goditje penale të nivelit të mesëm dhe po pritet niveli i lartë. Kjo është e drejtuar nga ekspertiza amerikane, doktrina e Bonapartit ishte që kur mori pushtet ishte domosdoshmëri të godiste krimin, por e majta ishte në pushtet dhe nuk i ra të djathtës, por i ra të majtës fillimisht pas të djathtës, edhe këta i bien pushtetit, nëse do binin djathtas do thoshin po e bënë Rama.

-Kryeministri Edi Rama i ka duart jashtë nga drejtësi sipas jush?

Edi Rama deri tani nuk i ka rënë ndesh reformës. Mazhoranca ka fuqi edhe politika amerikane, edhe në një pjesë të opozitës. Rama nuk ra ndesh si e kishte dëshirën e brendshme nuk e dinim.

-Korrupsioni ka falimentuar sipas jush në këtë vend?

Në fakt po shkon drejt falimentimit. Rroga 300 mijë lekë, e kuptoni se ku jemi tani dhe kryeministri nuk bënë lëshime. Sipas ekspertëve, rroga duhet të jenë 500 minimumi dhe e administratës jo nën 1 milion lekë të vjetra. Kemi rastin e Polonisë ikën të gjithë sepse rroga ishte 300 dollar dhe  ikin në Europë ku merrnin më shumë. Kur erdhën reformatorët bënë rrogat 500 dollar dhe 1 milion dhe u kthyen të gjithë  menjëherë. Dhe këtu nëse do të  ketë rritje të rrogave do të kthen.

-Sa i përket thirrjes në SPAK të Aishe Haklajt pak ditë më parë, mendoni se do të bëhet drejtësi për ato ngjarje?

Ato kanë qenë ngjarje të rënda dhe kanë ardhur si pasojë që në Shqipëri nuk ka pasur shtet. Nëse ndodh një vrasje dhe shteti hesht fillon hakmarrja, jo vetëm këtu, por edhe në shtete më të zhvilluara edhe  këtu. Nëse do ishte kapur vrasësi parë nuk do vazhdonte kjo rrjedhë kriminale dhe si kjo ka shumë në këtë vend. Pse nuk kishte hakmarrje në kohën e komunizmit sepse kishte shtet dhe kishte dënim me vdekje dhe e shteti e zhduki hakmarrjen, po sot pse ndodhin këto se nuk ka shtet dhe erdhëm këtu, këta në funksion të kësaj rrjedhe kanë vrarë Azem Hajdarin. Atë ditë ishte ditë e tmerrshme sepse ai ishte lider popullor dhe këto ndodhin sepse nuk funksiononte shteti.

-Familjarët e Haklajve akuzojnë Berishën, sipas jush kush ka qenë roli i tij?

Di që ata ishin në përplasje me Saliun, këto janë probleme të vështira që zgjidhen me pushtet gjyqësor, por duhen prova. Saliu vetë nuk ka shkuar të vrasë, kështu duhen parë njerëzit e Saliut, por kjo shumë larg. Por duhen parë hetimet sepse si do të rrjedhin, ata kanë bërë një denoncim dhe se dimë për çfarë është bërë.

-Duhet që qytetarët të besojnë tek drejtësia e re?

Nuk shkon dot në nivele të larta, ambasadorja amerikane e tha se SPAK është i trembur dhe i blerë. Sekretari i Shtetit Amerikan ka thënë se ata drejtojnë SPAK dhe ka ardhur momenti që politika amerikane duhet të mendoj që të sjell edhe shqiptar që janë marr me jurisprudencën dhe të përmirësoj SPAK, pra të ndryshoj rrënjësisht SPAK.

-Si ju është dukur deri tani fushata në zgjedhje, duket se më shumë në vëmendje janë Rama, Berisha, Meta sesa të flitet për kandidatët?

Rama është në pushtet. Këta tjerët nuk janë! Se kuptojnë dot kohën moderne këta e dinë shtetin pronë. E dinë pronë pasi nuk ka pushtet gjyqësor. Nuk ka garë, e ka të sigurt PS, PD është e çarë. Ka figura të mëdha në perëndim PD, por nuk i bashkohen Saliut. Pse duhet t’i biesh në qafë vendit tënd, kur ke një “non-grata” në supe. Përçarja e PD është në favor të PS-së. Nuk ja merr dot qytetet e mëdha PS-së me këtë gjendje që është PD. Blinken tha se nëse merr PD-në shpallet non grata. Humbja drastike që do ti ndodhë Saliut, nëse Saliu, tërhiqet bashkohet PD.

Te tjera

Lajme te tjera