E shtunë, 3 Tetor, 2026

Spartak Braho: Ja si do shkërmoqet koalicioni i ‘non gratave’ pas zgjedhjeve të 14 majit, Sali Berisha dhe Ilir Meta drejt burgut, do t’u sekuestrohet e gjithë pasuria, roli i amerikanëve dhe dosjet që do i çojnë pas hekurave

Share

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend. Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se janë nën ankthin e burgut, pasi dosjet e tyre po bëhen “mal” në SPAK. Braho thotë se frika e prangave ka bërë që kjo dyshe të bashkohet më shumë se kurrë sot. Deri më tani, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë qenë të paprekshëm pasi çdo çështje kundër tyre është mbyllur. Sipas Spartak Brahos, nëse shohim të gjithë zyrtarët e lartë në vend, Berisha dhe Meta janë personat që kanë më shumë kallëzime. Edhe pse ata janë shprehur nëpër media se kurrë s’kanë pasur akuza ndaj tyre për korrupsion, në SPAK momentalisht kemi disa dosje që nëse hetohen si duhen, lëkundin pozitat e tyre dhe pas 14 majit mund të marrin lajme tronditëse. 

-Zoti Braho, çfarë e pret dyshen Berisha-Meta pas zgjedhjeve të 14 majit, a rrezikojnë nga dosjet që ka hapur SPAK?

Hapja e këtyre dosjeve të gjynaheve që deri tani janë vetëm hapje të mëparshme krimesh, si ato të vitit 1997, grushtit të shtetit, shitjes të interesave kombëtare të korrupsionit dhe vjedhjeve të privatizimit, vrasjet e Gërdecit apo të 11 Janarit, dosja e kompleksit Partizani dhe pastrimi i parave të agjenturës ruse nga PD-ja etj, etj. Kanë mbetur këto dosje vetëm si çështje të hapura, por jo të mbyllura të shoqëruar me ndëshkim në emër të ligjit. Thuhet se Prokuroria e Posaçme Anti korrupsion po punon edhe pse ndaj saj mund të bëhen vërejtje për ngathtësi e kërcënime. Këtë e ka thënë dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim me zotimin se “po i mbajmë shënim”, por kur këto deklarohen në mënyrë të përsëritur ato humbasin jo vetëm qëllimin e mirë, por thellojnë edhe pafuqishmërinë e tyre dhe të veprimit ndaj atyre që i kryejnë krimet. Personalisht si jurist kam dënuar ndërhyrjet e Berishës, Ramës, Metës për deklaratat etj kundër SPAK-ut me idenë LARG DUART NGA SPAKU, tani nga zonja Kim morëm vesh se prokurorët e gjyqtarëve të SPAK-ut po u bëhet përsëri presion, kërcënime dhe joshje nga personazhe me kordele politike në qafë. Është ky një lajm i keq, por edhe i mire. Nëse fillon siç duhet hetimi ndaj tyre, do të jenë amerikanët që do të ushtrojnë presion të fortë që SPAK ta çojë deri në fund vendimin për t’i burgosur si edhe për t’i sekuestruar të gjitha pasuritë që disponojnë, njësoj siç vepruan me rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, apo edhe të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, apo dhe gjyqit në Apel që i hoqën nga duart Berishës Partinë Demokratike. SHBA ka hyrë fuqishëm në lojë që të zhdukë nga “qarkullimi” Berishën dhe Metën dhe nëse ata mbahen me pazare mes tyre, do të jenë dosjet në SPAK që do i fundosin.

-Ndërkohë deputeti i “Foltores” Tritan Shehu ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka thënë se nëse kryeministri Edi Rama vjedh zgjedhjet atëherë do të dalin të gjithë në shesh, si ju duket kjo deklaratë?

Është një deklaratë e fortë, por sa i përket manipulimit atë nuk e zgjedh sheshi, por e zgjedhin institucionet përkatëse. OSBE ka përfaqësuesit e saj, po ashtu edhe ambasadat, ka një procedurë për të konstatuar ato që quhen vjedhje të zgjedhjeve. Tritani të ketë durim, sepse po nxitohet. Unë kam thënë e majta fiton, nuk e di nëse do e vjedhin apo do i marrin ndershmërisht, thuhet se ka shenja për blerje votash, por të shohim. Pastaj vesin e vjedhjeve të votave e ka futur Berisha për herë të parë në vitin 1996 dhe më pas u trashëgua hap pas hapi.

-Pse opozita thotë në 15 maj dhe nuk i bënë tani këto denoncimesh?

Nuk është hera e parë që bëhen këto deklarata, ka bërë edhe PS deklarata të tilla kur ka qenë në opozitë. Nuk përmbyset në shesh situata apo rezultati, por janë institucionet ato që duhen që të merren.

-Edhe në 2021 kur ishin zgjedhjet parlamentare ka pasur nga këto deklarata nga opozita për shitblerje votash, mendoni se i njëjti fenomen mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje?

Këto janë deklarata të partive, institucionet përkatëse çfarë thonë, u legalizuan të gjitha zgjedhjet kështu që kjo është mënyra më e mirë për të bërë analizën. Secila parti duhet të ndërtojë mënyrën e saj  për të ruajtur zgjedhjet, jo si bëri PD që solli trupa sulmuese.

-Jemi në ditët e fundit të fushatës elektorale, mendoni  se e tillë do të vijoj deri në fund pa incidente?

Unë them që deri në fund kështu mund të vijoj. Mund edhe të ndryshoj situata, por ishalla nuk ka incidente.

-Po lidhur me gjuhën e përdorur nga Rama në fushatë, sa ndikon në elektoratin shqiptar?

Rama nuk është se dëgjon, por ecën në linjën e tij, vjen nga një kulturë politike që i janë rrënjosur thellë parimet e të djathtës. Punë janë bërë, ndryshime kanë ndodhur, nuk është Shqipëria as ajo e para 5 viteve dhe as ajo e para 10 viteve, por që gjuha mbetet po ajo.  

-Në Kamëz, në Vorë dhe në Elbasan do të aplikohet votimi elektronik që do ta nxjerr rezultatin edhe më shpejt, a nuk duhet që të ishin marr masa që të aplikohej në të gjithë vendin?

Në këto 3 qytete që do të bëhet eksperimenti jam i bindur që nuk do arrihen që të bëhen manipulime. Pastaj gjysma e manipulimeve bëhen pa filluar zgjedhjet.

-Si e shihni rezultatin për 14 majin?

Në Tiranë është thelluar fitorja e Erion Veliaj, ai Belindi qenka edhe pa shkollë nuk ka mbështetje. Në Durrës dhe në Shkodër ende është e palexueshme pastaj pjesën më të madhe të bashkive e merr PS.

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera