E shtunë, 3 Tetor, 2026

SPAK gati fletë-arrestet në Partinë e Lirisë, rrezikojnë Kryemadhi e Vasili, drejt burgut edhe 18 ish-ministra dhe deputetë, ja dosja që do i çojë pas hekurave, Halit Valteri nxjerr prapaskenat e bujshme

Share

Rigels Seliman


Ish-deputeti Halit Valteri ka paralajmëruar telashe për kupolën e Partisë së Lirisë dhe shumë zyrtarë të tjerë qofshin këta majtas apo djathtas të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Teksa ishte i ftuar dje në një intervistë televizive, zoti Valteri theksoi se Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili janë të zhytur në aferën e “djegësave” dhe sipas tij, ata rrezikojnë të ndiqen penalisht së bashku me Ilir Metën. Madje për ish deputetin, Valteri në Shqipëri nuk mund të pretendosh më moral në politikë, pasi është pothuajse zero sipas tij. Sipas tij priten 18 arrestime të reja nga SPAK për dosjen e inceneratorëve.

-Zoti Valteri, si i patë ju ndryshimet brenda Partia Socialiste?

Çdo lloj ndryshimesh që bëhen brenda një partie politike kanë një lloj dritëhije që mund të ketë një problematike, diçka nuk ka shkuar mirë. Por, unë them se çdo ndryshim i bënë një partie dhe unë e shikoj më shumë si lëvizje  për të bërë ristrukturim dhe të ketë figura të reja.

-Duket se ka një lloj krize lidershipi në parti?

Nuk është se shoh ndonjë krizë lidershipi, çdo parti ka krizë, madje edhe çdo familje ka krizë, aq më tepër një parti si PS që është parti e madhe. Kemi një kryeministër që është mandatar për herë të tjerë dhe ka shumicën e bashkime, unë shoh përfshirjen e shumë figurave të Partisë Socialiste në afera korruptive dhe kemi njerëz që po arrestohen për korrupsion. Për Ahmetajn një ditë do arrestohet sepse nuk do të jetojë gjithë kohën në arrati. Sot do kemi  një qeveri që thotë qeveria është individuale dhe secili duhet të jap përgjegjësi para ligjit. Sa kohë që Shqipëria është qeverisur nga Meta që futi sistemin e pagesave në vende pune për punësim nuk ka moral këtu. Këtu askush nuk jep llogari. Këtu këta janë gati të bëjnë pakt me djallin për të qëndruar në pushtet. Me çështjen e inceneratorëve do të dalin edhe 18 emra nga të dyja krahët. Do dali dhe Monika dhe Vasili. Pa marr miratim nga Meta nuk besohej se merren 20 vendime qeverie brenda ditës. Në Shqipëri kush ka pasur firma në dorë është i korruptuar, shih si vishen, makinat dhe këto nuk i bënë me pare rroge. SPAK ka  një lloj pune të madhe dhe e përgëzoj që kanë filluar të lëvizin dhe po godasin njerëz të paprekshëm dhe po punohet. Kush do që ka firmosur duhet që të shkoj në burg, ke ministra që ka çdo gjë në dorë dhe nuk hetohen. Del opozita dhe bënë akuza po çoje në SPAK se askush nuk fillon hetim pa bërë një denoncim.

-Këto lëvizjet e reja politike kanë shans të bëjnë përpara dhe të bëjnë një lloj ndryshimi?

  Në Shqipëri nëse nuk je pjesë e partive të mëdha, vet kodi elektoral nuk të favorizon të jetë pjesë e politikbërjes së vendit, ose duhet të kesh thasë me para të blesh zonat influence. Ka dy mundësi që të mos ketë vjedhje vote që është votimi elektronik dhe vota e emigrantëve. U bë votimi elektronik në Kamëz dhe Elbasan dhe u votua, doli rezultati dhe nuk pati kontestime, nuk ka nevojë për komisioner numërimi. Që nga 90 që ka pasur votime të lira dhe demokratike gjithmonë janë kundërshtuar nga pala tjetër.

-Ka mundësi që të kem i riformohet siste mi zgjedhor në vjeshtë?

Sa kohë mazhoranca është rehat me këtë sistem dhe e mund opozitën është në rregull.  Sa kohë këta që ka përballë, Berishën, Metën dhe Luli, Edi Rama do fitoj gjithmonë. Qeveria Rama ka të korruptuar, ka kryetra bashkie që kanë firmosur tendera në ndikimin e bandave kriminale, por njerëzit shikojnë ata që kanë përballë që janë më të urryer sesa qeveria, nuk kanë alternativa. Sa kohë që nuk çohet populli, të çohen për kopshtin, arsimin, për dritat dhe çmimet dhe jo për Berishën dhe Metën atëherë s’ka ndryshime. Shqiptarët votojnë si i thotë pronari se nëse nuk votojnë ashtu nuk marrin rrogën. Sot si opozita si pozita merret me biznesin, kanë forcën e parasë, pa u hequr kjo partitë e tjera nuk do të mund të marrin kurrë qeverisjen.

-Cilat ishin pritshmërit për ju për shtatorin politik?

Nëse Rama do kërkoj mandat të 4 të mos bëjë gabimin e Berishës që i mbajti nga 8 vite ministrat dhe e humbën lidhjen me bazën, që i ka bërë deputetet shëtitës, 4 vite në një qark dhe 4 vite në një qark tjetër. Mendoj se do bëjë ndryshime në qeveri dhe duhet të bëjë. Rama duhet t’i përgjigjet thirrjes së njerëzve se PS nuk është ngritur në bazë të asnjërit por ka historikun e saj.

Te tjera

Lajme te tjera