E martë, 24 Nëntor, 2026

Elona Gjebrea mesazh në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Share

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris, lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë persona besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore. Kuvendi i Shqipërisë organizoi një konferencë, ku u prezantua raporti me temë “Zbatimi efektiv dhe permiresimi i legjislacionit mbi dhunen me baze gjinore”. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale drejtoresha Ekzekutive e QSHPZH-së, Dr. Elona Hoxha Gjebrea.

Ja postimi i plotë i zonjës Gjebrea:

E nderuar te isha e ftuar nga Kryetarja e Kuvendit, Znj. Lindita Nikolla, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, në takimin prezantues te raportit :

“Zbatimi efektiv dhe permiresimi i legjislacionit mbi dhunen me baze gjinore”.

Ky raport u mbeshtet nga NDI dhe Instituti Parlamentar me mbeshtetje të Agjensise Zvicerane per Zhvillim.

Falenderuese që me besuan te jem pjese e grupit te punes se bashku me Mirela Arqimandriti, Aurela Anastasi delhe Vasilika Hysi, per te dhene mendime ne lidhje me raportin.

Jam besimplotë që rekomandimet do i vlejnë institucioneve përkatëse për të ndihmuar ne permiresimin e kordinimit per dhunen me baze gjinore qe nuk i takon vetem nje institucioni po nje rrjeti hallkash te pushtetit vendor dhe qendror.

Ky aktivitet vjen ne ditet e aktivizmit te dhunes me baze gjinore ky u prezantua dhe nje nisme ligjore nga Kryetarja Kuvendit.

Në kete aktivitet morën pjesë dhe nenkryetarja kuvendit,znj. Ermonela Felaj, zv. Ministrja e MSHCS, znj. Denada Seferi, deputete të Kuvendit, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, dhe shoqërisë civile pedagogë e studentë të universiteteve.

Te tjera

Lajme te tjera