Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë e cila shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim për disa dekada. Forcën e vërtetë të jetës dhe shoqërisë sonë i vlerësoi Presidenti Bajram Begaj gratë shqiptare. Në një mesazh për 8 marsin, kreu i shtetit ndan bekimi për gratë. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali përveç urimit zgjodhi të kujtojë ato gra që nuk shpëtuan dot nga dhuna, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan, ato që u shkelën dhe u shfrytëzuan, por edhe të gjitha ato që ia dolën duke sfiduar pengesat.
Nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se u kujdes të lë porosi të veçantë që përgjatë 8 marsit, gratë dhe vajzat të përdorin transportin publik falas.
Një urim për vajzat, gratë dhe nënat shqiptare ndau nga paraburgimi edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke theksuar së vlerat e familjes po cënohen nga axhendetatantikombëtare sorosiste sipas tij të “Prindit 1 – Prindi 2”.
Për ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, gratë në strukturat e policisë janë shembull i forcës dhe vendosmërisë.