E diel, 20 Prill, 2025

Sot 7 marsi/ Mesazhe falenderimi dhe lule për mësuesit! Më pak nxënës, por më shumë ngarkesë për ta! Rama: Mirënjohje për dijen që kultivojnë

Share

Sot, mësuesit në të gjithë Shqipërinë festojnë 7 marsin.

Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.

Në këtë ditë, nxënësit përcjellin mesazhe falenderimi, por dhe kartolina, lule apo dhe dhurata për mësuesit.

Edhe kryeministri Edi Rama, përmes rrjeteve sociale përcolli mesazhin e mirënjohjes për mësueset e mësuesit, “që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë”

Sipas Monitor në dekadën e fundit zhvillimet demografike e kanë përmirësuar ndjeshëm raportin nxënës për mësues sidomos vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin shkollor 2023-2024 një mësues në para-universitar mësoi mesatarisht 11.4 nxënës, nga 18.9 në vitin 2000 dhe 16.1 në vitin 2010.

Faktet tregojnë se rënia e numrit të nxënësve për mësues nuk e ka përmirësuar as cilësinë e arritjeve mësimore dhe as ngarkesën për trupën arsimore.

Shqipëria mori rezultate shumë të dobëta në Vlerësimin ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) që u krye me 2022. Në matematikë ata morën 368 pikë, 69 pikë më pak se në testin e 2018 dhe 21 pikë më pak se më 2012. Në letërsi morën 358 pikë, 47 më pak se më 2018 dhe 35 më pak se më 2012. Edhe në shkenca rënia ishte e ngjashme.

Nga ana tjetër mësuesit pohojnë se ngarkesa në punë, që nuk ka lidhje me mësimdhënien, është rritur ndjeshëm.

‘Dita e mësuesit’ pëkujton hapjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe më 7 mars 1887 në Korçë, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

Te tjera

Lajme te tjera