E martë, 10 Nëntor, 2026

Siguri ndaj hakerave, SHBA dhe BE japin 70 mln dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike, ambasadoret Kim dhe Hohmann premtojnë mbështetje të fuqishme për Shqipërinë

Share

Plot 50 milion dollarë nga Shtete dhe 15 milion euro nga Bashkim Evropian jepen për të ndërtuar një mur të fortë përballë sulmeve kibernetike ndaj vendin tonë. Financimet u garantuan dje nga ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ajo e BE, Christiane Hohmann në konferencën “Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri”. Fillimisht ka qenë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila theksoi dje se 50 milionë dollarët  që vendi i saj i ka dhënë Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen kibernetike është vetëm fillimi.“SHBA dënoi Iranin dhe shprehu mbështetjen e plotë për Shqipërinë përballë këtij sulmi. Duke filluar nga muaji korrik SHBA-të kanë dërguar vazhdimisht pa ndërprerje ekspertët tanë më të mirë për të punuar me shqiptarët. Për të analizuar, për të identifikuar dobësitë e mundshme dhe për të marrë masat.  Dy javë më parë, ministri juaj i Mbrojtjes diskutoi përgjigjen tonë të përbashkët për sigurinë kibernetike me Sekretarin tonë të Mbrojtjes. Ju nuk jeni vetëm në përgjigjen ndaj sulmit kibernetik. Ne duhet të identifikojmë mbrojtjen tonë kolektive.  50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë dhe kjo është vetëm fillimi”, deklaroi ajo. Duke nënvizuar edhe një herë se SHBA do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të mbrojë veten, Kim tha se sulmet Shqipëria dhe vendet e tjera perëndimore duhet të jenë të përgatitura pasi sulmet nga Irani dhe të tjerë do të vazhdojnë. “Sulmet nga Irani dhe të tjerë do të vazhdojnë të jenë kërcënim edhe në të ardhmen, nuk do të zhduken. Ne duhet ta kemi parasysh këtë. Nuk ka një ‘plumb’ magjik për ta zhdukur”, nënvizoi ambasadorja Kim.

Hohmann: Ndihma jonë shkon në shifrën e 15 milionë eurove

Ndërkohë e pranishme në aktivitet, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann tha se jo vetëm SHBA, Izraeli, por dhe BE-në që i erdhi në ndihmë Shqipërisë. Ajo theksoi, se ndihma e BE për përkrahjen e digjitalizimit, duke përfshirë këtu dhe sigurinë kompjuterike, shkon në shifrën e 15 milionë eurove.“Jo vetëm SHBA, Izraeli, por dhe BE-në që i erdhi në ndihmë Shqipërisë. Ndihma jonë për përkrahjen e digjitalizimit, duke përfshirë këtu dhe sigurinë kompjuterike, shkon në shifrën e 15 milionë eurove në vitet e ardhshme”, u shpreh Hohmann.Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, në konferencën për sigurinë e kibernetike, u shpreh se sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë vitin e kaluar, tregoi edhe partnerët që i qëndruan në krah vendit tonë.“Sulmet bëra vjet bënë mjaft dëm, por nxitën diçka tjetër diçka të rëndësishëm. Nxori partnerët që i qëndrojnë përkrah Shqipërisë. Ju keni parë jo vetëm SHBA-në Izraelin, që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, për t’ju kundërvënë, por edhe punën afatgjatë që duhet bërë për të përmirësuar sistemet. Njësoj si me SHBA-në edhe BE solli ekipet e veta për mbrojtjen kibernetike. Be është lider lidhur më mbrojtjen kibernetike. Është një detyrë që duhet ta marrim seriozisht, pasi zbatimi i strategjisë për sigurinë kibernetike. Sulmet kibernetike kanë goditur disa shtete, jo vetëm Shqipërinë, por është detyra jonë të marrim mësimet e duhura dhe të reagojmë në mënyrë më të fortë”, u shpreh ambasadorja e BE-së.

Te tjera

Lajme te tjera