E hënë, 23 Nëntor, 2026

Shqipëria një hap larg Botërorit, kuqezinjtë mposhtin Andorrën dhe sigurojnë “play off”-in falë ‘dhuratës’ nga Anglia

Share

Shqipëria një hap larg historisë për kualifikimin në Kupën e Botës. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Andorrën dhe tashmë janë zyrtarisht në “play off”, falë ‘dhuratës’ që morën nga Anglia, pasi këta të fundit fituan përballë Serbisë me shifrat 2-0 në “Wembley” me golat e Bukajo Saka në minutën e 28 dhe Ebereshi Eze në minutën e 90.

Heroi i skuadrës së drejtuar nga Silvinjo ishte Kristjan Asllani me golin e realizuar në minutën e 68. Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Uzunin nga e djathta, i cili gjeti Asllanin dhe ky i fundit nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë.


5 minuta më vonë, Bajrami gjuajti nga jashtë zonës, por tentativa e tij u devijua nga Manaj, i cili çon topin jashtë.

Pjesa e parë e “finales“ Andorrë-Shqipëri u mbyll në barazim pa gola.

Në minutën e 12, Manaj mori topin në zonë, u rrotullua dhe gjuajti, por pa topin të bllokohej nga një mbrojtës.

3 minuta më vonë, Rosas hyri rrezikshëm në zonë nga e djathta, Ajeti me mjeshtëri ia doli të shmangte edhe goditjen nga këndi.

Në minutën e 17, Asllani ekzekutoi një goditje dënimi ballore, por topi kaloi mbi traversë.

Në minutën e 23, Arbër Hoxha nisi një top të rrezikshëm nga e majta, askush nuk devijoi në zonë dhe topi shkoi jashtë.

5 minuta më vonë, Rodrigo lëshoi një gjuajtje të fortë nga distanca. Topi për fat kaloi pak mbi traversën e portës së mbrojtur nga Strakosha.

Në minutën e 45+1, pas një goditje nga këndi, Gjimshiti gjuajti me kokë, por topi u ndal në traversë e më pas Manaj gjuajti jashtë.


Me këtë fitore, Shqipëria renditet në vendin e dytë me 14 pikë dhe është zyrtarisht në “play off”. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit përballë Anglisë në “Air Albania” më 16 nëntor në orën 18:00. 

Te tjera

Lajme te tjera