Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Beqiri akuzon fëmijët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin dhe Argitën se kanë bërë trafik armësh me Mubarakun, Gadafin e Ben Alinë.Po ashtu, avokati tregon se pse SPAK po bllokon arrestimin e Ilir Metës, ndërkohë që zbardh të dhënat tronditëse nga dosja me 140 faqe që ndodhet në tryezën e prokurorëve specialë.
-Avokat Beqiri, pak ditë më parë është finalizuar një megaoperacion i SPAK me 50 urdhër arreste, por janë dhe shumë politikanë të cilët po hetohen nga SPAK, ndaj të cilëve nuk ka një masë sigurie dhe nuk ka përfundim të hetimeve. Pse nguron SPAK t’i godasë?
Problemi është që SPAK për vitin 2023 me të drejtë Shqipëria dhe shqiptarët e konsideruan si njeriun e vitit, si më të besuarin e me një mbështetje të jashtëzakonshme dhe ende ka shpresë dhe ende e mbështet SPAK. E mbështet si faktorin përfundimtar e madje si i vetmi faktor që është shpresëdhënës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetëror. SPAK ka në duar dosje të jashtëzakonshme, i ka dosje thuajse të hetuara. SPAK në vetëm 140 faqe kallëzim penal, me detaje, me orë, me vend, me kush u vra, cila bankë u grabit, kush e grabiti, çfarë krimesh konkrete ka bërë Sali Berisha me familjen e tij, çfarë ka bërë Shkëlzeni, çfarë trafik armësh me Afganistanin, çfarë trafiku armësh Argita, Shkëlzeni edhe Luli me Mubarakun, me Gadafin dhe me Ben Alinë. Të gjitha pa përjashtim, janë një mori krimesh të cilat SPAK i ka dhe të provuara tashmë. Çfarë po bën SPAK, pse nuk po i çon këto në gjyq, pse nuk po formëson, dosjet duhet t’i dërgojë në gjyq, pse nuk po çon në gjyq dhe nuk po merr masat e sigurimit për vrasjet e vëllezërve Haklaj, kur e ka të qartë situatën dhe kur i mori të gjitha dëshmitë, tëra provat i ka dhe aq më shumë që ka aty edhe dy dosje që ka krijuar vetë Dumani në Tropojë, vrasja e Haklajve. Ato dy dosje të Dumanit, janë te Dumani sot bashkë me të gjitha provat e tjera. Çfarë po bën për krimet nga më të jashtëzakonshme që ka kryer kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve Ilir Meta dhe familja e tij. SPAK ka një ngadalësi të pajustifikuar, ka filluar të krijohet në popull ideja që SPAK të gjitha këto i bën sa për sy e faqe, sa për të thënë që ja në godasim dhe ish-kryeministër, ne hapim çështje penale dhe e thërrasim Ilir Metën, etj. Por kaq do Europa dhe sikur këtë po e bëkemi sa për sy e faqe, në një kohë që lufta kundër korrupsionit shtetëror duhet të bëhet që të justifikojë veten SPAK se për çfarë u krijua. U krijua për të luftuar pikërisht këto krime që iu thash, për Gërdecin, për 21 Janarin, për privatizimet kriminale që janë bërë në këtë vend që është pakësuar pasuria.
–Avokat mos ndoshta provat janë të pamjaftueshme për të ngarkuar me përgjegjësi?
Provat janë në dritë të diellit dhe me kaq shumë prova sa ka, në të gjithë historinë 30-vjeçare të vendit tonë, ne me të 100-ën e këtyre provave, i kemi pas hekurave sot, i kemi madje dhe në burgim të përjetshëm. Kemi në burg të përjetshëm Jaho Mulosmanin pa provë fare në burgim të përjetshëm, në një kohë që nuk ka gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Ne kemi në burg 21 vjet tani e Gjykata e Lartë nuk pati guximin të prekte vendimin e Izet Haxhisë që nuk ka lidhje fare në vrasjen e Azem Hajdarit. Azem Hajdarin e vrau Sali Berisha, pasi e nxori atje në pritë, ai e organizoi komplet planin ndaj ardhja e Azem Hajdarit nga Fieri që e shpejtuan të dilte aty, e deri në pritën që iu bë. I kemi dënuar dhe i kemi në burg këto njerëz, po me kaq shumë prova për aferat e rënda korruptive, për vjedhjet e grabitjet e vrasjet që kanë bërë. Edhe SPAK nuk paska prova. Provat i ka por SPAK nuk e di se çfarë loje po bën dhe në lojën që po bën po dëmton veten e vetë, interesat kombëtare shqiptare, po e bën një popull shqiptar të flasë me veten sepse nëse filluan të vinin ën Shqipëri shqiptarët që vetëm donin ta braktisin këtë vend e filluan të vitin sa u çua në arrest shtëpie Sali Berisha dhe sa morën vesh që do arrestohej dhe Ilir Meta, tani kanë filluar sërish të ikin pasi nuk kanë besim. Mungesa e besimit dhe ç’kurajimi i një populli kur ti nuk lufton krimin por i zvarrit proceset dhe mendon se ti qenke i zoti se do të bësh politikën, sot ky e nesër ai, me planifikim. Krimi është krim dhe nuk është planifikim, kush e bën duhet të shkojë në bankën e të akuzuarve. SPAK në këtë drejtim po i humbet pikë vetes dhe nga njeriu i vitit në 2023, po kthehet në të kundërtën në 2024-ën.
-Ndërkohë të kthehemi pas tek një çështje që shkaktoi debat. Çfarë përshtypjesh iu la reportazhi i RAI3? Kemi të bëjmë me një investigim të mirfilltë, a ishte thelluar siç duhet gazetari? Kishte tendencë në atë material?
Ndoqa me shumë vëmendje reportazhin, pyetjet që bënte gazetari, e në mënyrën si insistonte në pyetjet që bënte dhe me të drejtë ai i mori të gjitha përgjigjet. Pyetje të padrejtë nuk ka, por problemi është te insistimi i pyetjeve që ai bën, asaj që vetë pyet dhe vetë do të përgjigjesh. Ne këtë aspekt kuptova se kishim të bënim me një gazetar manipulator po dhe i manipuluar. Manipulator sepse insistonte edhe kur e kishte gabim edhe atje kur nuk kishte fakte, por kishte grumbulluar mjaft thashetheme nga burime të pabesueshme. Nga burime me të cilat nuk mund të shkosh deri në akte jashtëzakonisht të rënda për një popull, për një vend e për një mënyrë qeverisje me atë që ndodhi me RAI3. Kjo nxjerr dhe disa mësime për vetë ne se mbase ai gazetar atë mision kishte që duke nxjerr marrëveshjen e kryeministrit tonë me Melonin, për ta nxjerrë atë të pavlefshme, për ta nxjerrë atë, të rëndë dhe të dëmshme për Shqipërinë posaçërisht por edhe për Italinë, ai arriti që të anatemojë një vend, një popull dhe një shtet me ato që i veshi. Për ta bërë të besueshëm, konkluzionet që nxori na bëri në sikur jemi një narko-shtet që nuk ka asnjë gjë të vërtetë në këtë mes. Dhe nuk është problemi se nuk ka krime e kriminalitet në Shqipëri si në Itali e të gjitha vendet e botës, por problemi është se manipulimi arrin deri në nivelin sa të bësh të bardhën të zezë. Dhe sa të vrasësh njerëzit e tu ndonjëherë dhe me duart tona sepse ato i afrojnë informacione të tilla dhe që i paguajnë për fatin e keq gazetar dhe politikanë të tillë që lobojnë.
-Mendoni se gazetari është i paguar?
Të tëra janë bashkë, e para atë pagesën më të madhe ia ka bërë ajo forcë politike e cila është kundër Melonit në Itali. Ajo forcë politike e ka joshur gazetarin pasi ka dashur ta zvogëlojë atë marrëveshje e ta bëj atë të pavlerë, të dëmshme, gjoja për Shqipërinë dhe Italinë dhe ato janë paguesit e parë. Pastaj, paguesit e dytë janë këto brenda nesh e cila është politika e pistë shqiptare dhe këto portale që janë kthyer në armë të rrezikshme vrastare në emër të fjalës së lirë, për ta vrarë demokracinë, për ta vrarë biznesin shqiptar, për t’i vrarë njerëzit e ndershëm të këtij vendi, ato njerëz që kallëzojnë, që deponojnë, që deklarojnë krimet e ndryshme që kanë ndodhur në këtë vend e sulmohen në mënyrë barbare me mjetet shpifëse nga më të ulëtat. Unë e njoh jashtëzakonisht mirë atë këmbënguljen e madhe të gazetarit italian lidhur me aferën gjoja korruptive që po bëhet me kazinotë e me lojërat e fatit, duke përmendur një biznesmen shqiptar dhe që këmbëngulte ai dhe e lidhte me mafien në Meksikë, Luftar Hysën. Në një kohë që ai gazetar nuk kishte nga ta nxirrte atë lajm por ka dalë nga portalet e Shqipërisë e mori informacionin dhe ato ishin të parët që në formën e gjobë vënies, i vendosën gjobë Luftar Hysës dhe donin ta mpleksin e madje blenë edhe shkrim në Meksikë, e blenë shkrimin shtrenjtë, këto horrat e Shqipërisë për të thënë që ai është i lidhur me organizatën më të tmerrshme të trafikut të drogës atje. Në një kohë kemi të bëjmë me një person të thjeshtë i cili iku nga halli në 97’-ën pasi u bë masakra e Cërrikut, inxhinier i zoti dhe u bashku me të vëllanë e tij në Afrikën e Jugut. Atje la fëmijët jetim në Belsh të Elbasanit dhe arriti të bëhej atje për 2 vite e ca një mjeshtër, për lojërat e fatit në Afrikën e Jugut. Dhe ato pak para që vendosi atje, gjeti terren në Perru dhe atje mori disa pika bastesh të lojërave të fatit dhe filloi të bëhej i pasur. U bë mjeshtër në këtë punë dhe 9 biznese të tilla ka hapur në Meksikë. Absolutisht asnjë lloj lidhje nuk ka me trafikantët. Punë e ndershme, lek i pastër. Dhe këtë lek të pastër që bëri atje në Meksikë, erdhi që ta sillte dhe investonte në Shqipëri, u lidh me një biznesmen, që nga çdo pikëpamje dhe më erdhi jashtëzakonisht mirë dhe e përshëndes kryeministrin që e njihte shumë mirë se çfarë pasqyronte ai biznesi i Marina Bay në Vlorë. Burrë dhe grua, të dy inxhinier të zot. Me një makinë ai, nga inxhinier, pronari i saj Besnik Lulaj, me një makinë të vjetër të parkut, merrej me transport të lloj-lloj, deri në 90-92-shin, derisa bëri pak lekë e ndërtoi një apartament e pastaj po ndërtonte të dytin e të tretin e të tjera me radhë. E futi të gjithë familjen, të 7 anëtarët e familjes që ka me djem e me vajzë e të gjithë të arsimuar në Angli e me diploma të shkëlqyera. I ka futur në biznes dhe ka bërë një biznes të pastër që nuk ka lidhje me krimin dhe drogën. Shikoni sa të pastër janë e ne ua servirim të huajve dhe atyre që duan të zezën e Shqipërisë, e konsiderohet sikur këto të pastrit po merren me trafik, për të fshehur trafiqet e vërteta të tyre, krimet e vetes së tyre. Dhe këto i bëjnë disa persona e biznesmenë të pistë që duan të fitojnë disa tendera në rrugë korruptive e të pandershme dhe pastaj i nxjerrin bojën vendit të tyre.
Intervistoi: Rigels Seliman
