Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka marrë pjesë në Sesionin e 13-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së në cilësinë e kryetares së delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë punimeve të këtij forumi rajonal, ajo theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për avancimin e procesit të integrimit evropian, forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe rolin kyç të parlamenteve në garantimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Reagimi i deputetes Sara Mile:
MIRËMËNGJES
Sot, në cilësinë e kreut të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, po marr pjesë në Sesionin e 13-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së. Gjatë punimeve, ngelem plotësisht e angazhuar të theksoj fokusin e Shqipërisë ndaj rrugëtimit të integrimin evropian, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e parlamenteve në garantimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
