Analisti Frrok Çupi është shprehur se 6 dhjetori do të jetë një nga ditët më të shënuara në historinë politike të Shqipërisë. Ai tha se ky samit tregon se Evropa ka zhvendosur vëmendjen e saj në Ballkanin Perëndimorë dhe sipas tij kjo është një arritje e madhe.
“Është jo thjesht festive. Për mendimin tim është një ngjarje që ndryshon kuptimin e rajonit dhe kuptimin politik të Shqipërisë për të ardhmen. Është një qëndrim i Evropës që arrin të zhvendosë boshtin e kontinentit, në pjesën lindore të kontinentit të vet dhe është arritja më e madhe që ka parë qytetërimi perëndimor,” u shpreh Çupi për “Euronews Albania”.
Sipas Çupit, dita e nesërme, në filozofinë e politikës së Shqipërisë mbyll tranzicionin politik të 30 vjetëve.
“Pra, me vendosjen e Bashkimit Evropian në Tiranë nuk ka më asnjë arsye për të thënë se ka më tranzicion. Nesër mbyllet tranzicioni në mënyrë të suksesshme,” u shpreh Çupi.