E diel, 2 Gusht, 2026

Sali Berisha, protestat dhe paradoksi i “votës së lirë”

Share

Nga Rron S. Shkamborri


Deklaratat e fundit të Sali Berishës, ku paralajmëron protesta me pretendimin se “nuk mund të ketë opozitë të vërtetë pa rikthyer votën e lirë”, janë një kulm ironie politike. Kryetari faktik i një opozite të përçarë dhe i shpallur “non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion madhor, kërkon të shfaqet si mbrojtës i demokracisë, kur në fakt, është ndër figurat që më së shumti ka minuar themelet e saj.
Berisha flet për votë të lirë, kur gjatë gjithë periudhës që ka sunduar si president dhe më pas si kryeministër, ka qenë simboli i kapjes së institucioneve, shkatërrimit të drejtësisë dhe dhunimit të procesit zgjedhor. Protestat e tij sot nuk burojnë nga një vizion demokratik, por nga një hall personal: shpëtimi nga drejtësia.
Retorika e tij se “çdo opsion është në tavolinë” është jo vetëm kërcënuese, por edhe dëshmi e një politike që nuk ka më as ide, as rrugëdalje, përveçse të kthehet te kaosi. Nuk ka opozitë të vërtetë me pengmarrës të së shkuarës në krye. Dhe nuk ka “votë të lirë” me figura që s’e kanë pranuar kurrë rezultatin e saj, veç kur u ka shërbyer personalisht.
Nëse Shqipëria do të ketë një opozitë të vërtetë, ajo duhet të çlirohet pikërisht nga Sali Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera