E shtunë, 3 Tetor, 2026

Sali Berisha përbindësh, ka nxitur vëllavrasje në Tropojë dhe në Shqipëri, rrëfehet pas 32 vitesh ish-drejtoresha e Bankës së Shtetit që u arrestua në Bajram Curri me urdhër të ish-kryeministrit, nga internimi i fisit, te thirrja e 90 dëshmitarëve të rremë në gjyq kundër saj, ja makthi dhe torturat që përjetoi

Share

Fatbardha Dega, ish-drejtoresha e Bankës së Shtetit në Tropojë ka rrëfyer historinë e saj, që u burgos padrejtësisht, aty ku humbi fëmijën dhe nuk iu dha as ndihma mjekësore. Në një lidhje direkte nga SHBA për “Top Channel”, Dega tregoi si e futën 32 vite më parë në burg në Bajram Curri ndërsa ishte shtatzënë, sepse ajo dhe bashkëshorti i saj ishin të angazhuar politikisht. Sipas saj, u fabrikuan prova që ajo të arrestohej për korrupsion në ‘92-shin, me dëshmi të rreme, atëherë kur ishte drejtoreshë e Bankës së Shtetit në Tropojë. Fatbardha ishte shtatzënë dhe gjatë qëndrimit në qeli në kushte të vështira ajo humbi fëmijën që kishte në bark.

-Zonja Dega, si mund ta nisni këtë rrëfim, nga cili moment i jetës suaj?

Nga 9 shtatori 1992 kur unë isha në një dhomë burgu. Isha një grua e pafajshme.

-Çfarë akuzash u ngritën ndaj jush në atë kohë?

Për korrupsion dhe shfrytëzim detyre. Sipas shtetit të asaj kohe unë kisha marr një përqindje nga kredit që njerëzit kishin në bankën e shtetit të Tropojës. Kjo akuza ishte për arsye politike dhe jo sepse ishte një fakt që qëndronte. Ishim akuzuar se kishim udhëhequr një anti-miting për Partinë Demokratike që nuk qëndron. Sipas tyre, kishim mbrojtur dikë në pushtet që ishte i Partisë Socialiste.

-Bashkëshorti juaj ishte drejtues i PS në Shkodër në atë kohë?

Po ishte. Por, data që jam arrestuar ka qenë 9 shtator dhe ka qenë e njëjta reprezalje me arrestimin e Ramiz Alisë dhe të Nexhmije Hoxhës.

-Nuk u mor parasysh fakti që ju ishit shtatzënë në ato momente?

Jo nuk u mor parasysh. Erdhën në shtëpi për të më marr me 12 policë. Pasi humba fëmijën në qeli jam lënë 4 ditë pa ndihmë mjekësore. Dhe pas 4 ditëve kam shkuar në spital dhe kam luftuar me jetën time dhe më kanë çuar sërish në burg. Aborti ndodhi se kushtet ishin shumë të keqe, por edhe trauma që kalon.

-Ke emra që janë përgjegjës për këtë gjë?

Po dhe ishte një proces i vështirë, por reforma në drejtësi po tregon se në bankën e të akuzuarve u vu edhe ai kriminelë që unë akuzojë sot. Së bashku me Partinë Demokratike të Bajram Currit dhe deri tek Berisha e bënë atë proces për arsye politike.  

-Mendon se ka qenë Berisha ka qenë pas kësaj që ju ndodhi?

E kam akuzuar që ditën e parë dhe deri në ditën e fundit të jetës sime. Ai person që është non grata për kaq kohë, të vihet në birucë, ashtu si e vuri një grua shtatzënë pa të drejtë.

-Ke fakte për kalvarin e vuajtjeve që  ke kaluar?

Unë i kam të gjitha faktet dhe provat. Që nga shtrimi në spital kur isha në burg, unë i kam të dokumentuara.

-Kanë ushtruar dhunë dhe presion ndaj teje gjatë  kohës që ti ke qenë në burg?

Jo, nuk dua të akuzojë njerëzit e thjesht dhe të ndershme si ishte drejtori i burgut dhe punonjësit e tjerë. Ata pavarësisht se mbyllnin derën, hapnin pak dritaren dhe më pyesin a je në gjendje të flesh, a je mirë. Por, ngjarja më e dhimbshme dhe me e trishtueshme është ‘97, pas Gërdeci e të tjera.

-Kishit edhe dy fëmijë të mitur, patët  kohë që ti takonit?

Njëherë e kam parë djalin, dhe më tha se harroj ditën kur kanë ardhur dhe të kanë marr policat tek shtëpia. Ata kanë qëndruar me gjyshërit.

-Bashkëshorti juaj çfarë bëri gjatë kohës që ju arrestuan?

Ai ka marr avokatin dhe më pas është hequr nga puna. Jo vetëm ai, por edhe pjesëtar të tjerë  të familjes janë hequr nga puna. Janë pyetur 90 dëshmitar dhe asnjë nuk doli nga ata që të thoshte unë kam marr lekë nga banka. Trupi gjykues nuk ishte dakord por u vendos me votë pafajësia ime. Nuk ishte akuzë me shifra, por me përqindje, por njerëzit thanë ne nuk dimë që ajo të ketë marr lekë.

-Ju jeni larguar më pas drejt SHBA?

Po kisha të afërm këtu. Erdha më shumë për vjehrrin dhe vjehrrën sepse ata më mbajtën fëmijët për 3 muaj që unë isha në burg. Për ata dy pleq që për mua bënë shumë. Unë kam dashur që ta harroj këtë histori të dhimbshme, por kur pash që në bankat e të akuzuarve është vënë ai që e shkaktoi këtë e kam marr guximin dhe mendoj se drejtësia mund të vendoset. Unë sot kam tre fëmijë që i kam edukuar me dashuri për vendin ku kanë lindur. Pasi jam larguar aty kam ardhur vetëm njëherë sepse kisha frikë që të vija sepse po vriteshin njerëzit, u ngjall hakmarrja dhe vëllavrasja.

Te tjera

Lajme te tjera