Nga Rigels Seliman, kryeredaktor i gazetës “SOT”
Sali Berisha i zbuluar si inxhinier i një mashtrim 2 vjeçar për gjoja probleme të Lulzim Bashës në SHBA, për një dosje lobimi të hedhur poshtë nga Gjykata dhe pa asnjë hetim në SHBA, vijon të mbajë gjallë teza për injorantët që e rrethojnë. Ai thotë se Basha ka korruptuar FBI dhe drejtësinë amerikane!? Është aq i zi, sa tallet në shtëpinë e tij me TV.
Një fatkeqësi e madhe për një vend, të cilit oligarkët i ka zënë opinionin publik, përmes parasë në TV dhe nxjerrin çdo ditë Sali Berishën me porosi të Edi Ramës. Ai është një njeri i mbaruar politikisht, të shpallur non-grata për Korrupsion në SHBA dhe për Krim të Organizuar në Britaninë e Madhe.
Ka 6 muaj që asnjë personalitet ndërkombëtar, ambasador dhe PPE nuk e njohin më, si individ politik. E trajtojnë siç trajtojnë kreun e Hamas në Palestinë.
Ai gënjen nga mëngjesi deri në darkë se ka hedhur në Gjyq nr. 2 të Shtetit amerikan në Francë dhe qeverinë Britanike. Këto mashtrime katunareske janë për militantët injorantë që e rrethojnë dhe që e meritojnë Sali Berishën. Asnjë mëshirë për injorantët e vetsakrifikuar. Edhe Evi Kokalarin që kishte si ambasadore personale në SHBA i ka dalë kundër duke i thënë gjëra që as deputetët e PD nuk ia kanë thënë.
Koha e tij ka mbaruar. Ai është kapur mat. Është si lojtari që e di se ka humbur lojën por merr kohë edhe 30 minuta me shpresën, hajt ishalla e bën Zoti Ëndërr. Por njerëzit janë zgjuar dhe e shohin se loja ka mbaruar.