E mërkurë, 22 Janar, 2025

Sali Berisha, “i përkëdheluri” i Enver Hoxhës

Share

1-Sali Berisha ka lindur në 1 korrik, por e feston më për nder të Enverit në Tetor!

Saliu më mirë të mos “kishte lindur” në 15 Tetor, sot do ishte doktor dhe jo skenarist i filmave horror, siç ka bërë në këto 30 vite demokraci!

2-Agaçi, engjëlli i lakuar për korrupsion shkoi në SPAK! Do zoti heq këmbën zvarre dhe të shkojë tek grupi parlamentar i PS në burg!

3- PD s’ka nevojë për bashkim kalbësirash. Partisë Demokratike i nevojitet një purifikim, pastrim, reflektim dhe katarsis.

✅Purifikim: sepse është fëlliqur me korrupsion dhe mendësi të korruptuar.

Sepse është bërë pis duke u zhgërryer në llucën ku e kanë futur Sali Berisha me kompani për të mbrojtur interesa anti-demokratike e anti-ligjore të tyre.

✅Reflektim: pasi ende nuk e kupton se ku është katandisur, mendojnë se janë në rrugën e drejtë dhe vazhdojnë në shkatërrim e degjenerim politik.

✅Katarsis: për tu treguar shqiptarëve se gabimet janë kuptuar, problemet janë identifikuar e do ketë qasje të re, sjellje të re, fjalor tjetër që prezanton një mentalitet tjetër.

Bashkimi i të korruptuarve të PD me njëri-tjetrin, bashkimi i pazarxhinjve me njëri-tjetrin, me qëllim për të fituar disa vota më shumë në humbje, me shpresën plaçkitëse se do kapin ndonjë vend pune nëpër bashki, nuk ka asnjë vlerë. Bashkimi mbi këto qëllime, do e mbante Partinë Demokratike organizatë mercenare.

Çdo bashkim i kësaj natyre, pa moral, pa princip, pa fytyrë, madje edhe pa asnjë interes e shans për tu ringritur, është thjesht zgjatje e kaosit.

Te tjera

Lajme te tjera