Nga Ali Beqo
Pas 30 e kusur vitesh demokraci, shoh se ka trokitur fundi i dy “monstrave” Meta-Berisha me poste kryeministër, president, kryetar Kuvendi, deputet, kryetar partie, ish-armiq për pasuri e pushtet. Amoraliteti i tyre është ky: Para 11 vitesh, Berisha e Meta u ndanë për pushtet, ndërsa prej 7 vitesh, të gjendur në të njëjtin hall, ata janë ri-bashkuar kundër Reformës në Drejtësi me synim rikthimin në pushtet. Por “vaji i kandilit” të tyre ka mbaruar e shqiptarët i urrejnë, paçka se dy mafiozët e politikës, po hiqen si “engjëj” dhe po financojnë, lobojnë, joshin e nxisin turmat, për marrje pushteti. Shtetin dhe pushtetin në Shqipëri, ata mund ta lakmojnë e ta shohin në ëndërr, mbasi në këtë moment reformash të SHBA e nisje negociatash me BE, u duhet me çdo çmim, nga që po u ngushtohet laku i përballjes me drejtësinë. Por e kanë të kotë Iliri dhe Saliu, pasi me telashet që iu ka hapur Prokuroria e Posaçme (SPAK), e ardhmja e tyre është vetëm tek 7 penxheret (burgu). Kështu që nisur nga situata aktuale dhe vendosmërisë së SPAK për të bërë shtet, mendoj dhe madje besoj se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy “kuaj” të vjetër e të lodhur nuk kanë çfarë t’i japi më shqiptarëve. Nuk ofron më kjo mënyrë e të bërit politikë, nuk prek më telat e shqiptarëve. Saliu dhe Ilir janë njerëz që përkundër interesave të publikut kanë vendosur interesat e tyre. Por loja e tyre tashmë mbaroi…
