Presidenti i SHBA Joe Biden, aktualisht po mban fjalën e tij në Varshavë, nga ku ka akuzuar Rusisë se e ka “mbytur demokracinë” me pushtimin e Ukrainës. Ai gjithashtu e ka quajtur Putinin një gënjeshtar, për sa i përket justifikimeve që sipas tij, presidenti rus ka përdorur për të nisur sulmin.
“Gjatë 30 viteve të fundit, forcat e autokracisë janë ringjallur në të gjithë globin. Shenjat dalluese të saj janë ato të njohura: përbuzja për sundimin e ligjit, përbuzja për lirinë demokratike, përbuzja për vetë të vërtetën,” tha Biden.
“Sot, Rusia ka mbytur demokracinë dhe tashmë po këmnëgul që ta bëjë këtë edhe në Ukrainë, nuk i mjafton vetëm kombi i saj. Nën pretendimet e rreme të solidaritetit etnik, ai ka zhvlerësuar kombet fqinje. Putini ka guximin të thotë se po demilitarizon Ukrainën. Është një gënjeshtër. Është thjesht cinike. Ai e di këtë. Dhe është gjithashtu e turpshme. Presidenti Zelensky u zgjodh në mënyrë demokratike. Ai është hebre. Familja e babait të tij u zhduk në Holokaustin nazist. Dhe Putini ka guximin, si të gjithë autokratët tanë para tij, të besojë se kjo mund t’i japë të drejtë”, shtoi ai.
Biden iu drejtua edhe kritikave të presidentit rus ndaj NATO-s.
“Një kriminel dëshiron të portretizojë zgjerimin e NATO-s si një projekt perandorak që synon destabilizimin e Rusisë. Asgjë nuk është e vërtetë. NATO është një aleancë mbrojtëse. Ajo kurrë nuk ka kërkuar shkatërrimin e Rusisë,” tha Biden.