E shtunë, 18 Prill, 2026

Rritja e pagave, shtesat sa do përfitojnë punojnësit e Policisë së Shtetit sipas kategorive

Share

Punonjësit e administratës, qoftë në nivel qendror apo vendor, për herë të parë do të përfitojnë nga indeksimi i pagës me 2.5%.

Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale shpjegoi edhe se si do të jetë rritja për secilën kategori, ndërsa theksoi se krahas indeksimit, nga muaji janar paga minimale në vend do të rritet nga 40 mijë lekë të rinj në 50 mijë lekë të rinj. Kryeministri Rama thotë se rritja do të reflektojë ndjeshëm sipas tij tek paga mujore për 10.600 punonjës shërbimi.

Ndërkohë Ministria e Brendshme ka publikuar sot sa do të jetë rritja për punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Rritje e re pagash për punonjësit e Policia e Shtetit.
Nga janari 2026, pagat bazë dhe shtesat për kushte pune e ushqim rriten në çdo nivel hierarkik, nga inspektori i thjeshtë deri te drejtuesit e lartë, duke e çuar pagën mesatare deri në 171,500 lekë për drejtuesit e parë.
Një tjetër hap në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike.”, njofton Ministria e Brendshme.

Te tjera

Lajme te tjera