E martë, 10 Nëntor, 2026

Rritja e çmimit të karburanteve, Balluku nuk lëkundet: Akciza dhe taksat nuk do të ndryshojnë

Share

Qeveria nuk ka aspak ndërmend të tërhiqet nga taksat për karburantet. Vendi ynë ka çmimin më të lartë të karburantit në rajon, pasi në fatura përfshihen taksat dhe akciza.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se akciza dhe taksat mbi karburantet nuk do të ndryshojnë.

Deklaratën, Balluku e dha gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrës në fushën e prodhimit të energjisë.

“Ne kemi pasur një pozicion mbi akcizën. Ky është një debat shumë i gjatë dhe kemi sqaruar që ne nuk prekim në asnjë mënyrë akcizat e taksat. Unë jam e hapur në rastin e zotit Zusi kur flet për TVSH-në e ndërtimit të paneleve nga autoprodhuesit sepse janë me mënyra subvencioni dhe mënyra facilitimi, por akciza dhe taksat ka pasur një pozicion nga qeveria shqiptare që në fillim të krizës dhe nga Ministria e Financave, që nuk është një çështje për diskutim.

Ne nuk e kemi konsideruar ndonjëherë prekjen e strukturës të akcizës apo të taksave. Megjithatë, unë prandaj thashë që është rasti që në një vit sfidues gjithashtu siç do jetë 2023, për të bërë një diskutim të gjërë mbi çështje shqetësojnë biznesin tuaj, siç është padyshim, edhe çështja e fuqisë punëtore”, theksoi ajo.

Te tjera

Lajme te tjera