Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar ashpër pas rritjes së çmimeve në Shqipëri. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi hedh kritika të forta ndaj abuzuesve që abuzojnë me çmimet, duke përfituar nga situata.
Ja postimi i plotë i deputetit të PS, Petro Koçi:
STOP BABEZISE!
Ne kohera lufte nuk mungojne kurre matrapazet dhe tregetaret qe ferkojne duart per te shtuar fitimet.
Me syte qe u ndrisin nga makuteria flasin per parime dhe bejne sikur jane te shqetesuar jo vetem per tmerret e luftes por edhe per pergjegjesi te munguara te te tjeret.
Kjo po ndodh edhe te ne.
Lufta e fashistit Putin ne Ukraine dhe lufta boterote ekonomike u kthye ne biznes per dy kategori spekullantesh, per tregetaret e mallrave dhe per biznesmenet politike.
Te paret bllokuan mallrat dhe i rriten cmimet sipas kokrres se qefit. Te dytet bene ate qe se ka bere askush ne vendet aleate, perpjekje per ta kthyer luften ne vota. Keta jane ne partira por edhe jashte tyre, ne pritje per tu partizuar ne emer te shpetimit nga oligarkia.
Ne fakt sot te dyja keto kategori, oligarket nga njera ane dhe spekullantet politike, me ose pa parti nga ana tjeter, po ngopin interesat e tyre ne nje biznes te perbashket pavaresisht se shiten sikur jane kunder njeri tjetrit.
Te dyja kategorite shfrytezojne te njejtin instrument fitimi; popullin!
ATA JANE BASHKE!
E vertete eshte gjithashtu se askush nuk ka pritur qe kjo te ndodhte ne nje shoqeri qe eshte pjese e NATO s dhe qe synon te behet pjese institucionale e BE.
Por me ne fund u reagua sic i ka hije nje qeverie dinjitoze.
Stop matrapazeve!
Stop babezise!