Gazetari i politikës, Rigels Seliman ka reaguar sa i takon protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, për të cilën ka thënë se është i vetmi mjet për të shkundur një qeveri arrogante, referuar asaj “Rama 3” dhe për t’i dhënë një mësim të mirë oligarkëve që luajnë me çmimet dhe i rrisin ato sipas qejfit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Seliman ka denoncuar tregtarët që kanë abuzuar me rritjen e çmimeve.
Ja statusi i plotë i gazetarit të politikës, Rigels Seliman:
Protestat janë demokraci, fuqi dhe i vetmi mjet qe shkund një qeveri arrogante dhe qe ka mes veti ministra vogëlushë arrogante dhe deputete hipokrite e mosmirënjohës!
Edi Rama t’i lere përrallat dhe është ne kohe te reflektoje, duke çmontuar oligarkët dhe monopolistet, sidomos ata biznesmenë pisa dhe antishqiptar qe shfrytëzuan konfliktin Rusi-Ukraine, për te rritur çmimet, qofshi këta te karburanteve, apo ushqimeve dhe bukës se gojës!
Skandal që buka shkon 120 lekë të reja, vaji i lulediellit 350 lekë të reja, sheqeri dhe orizi me 50 lekë të reja më shumë, si dhe skandal në vetvete është se në supermarkete, hipermaket, dyqane lagjeje janë hequr çmimet e produkteve që deri më dje ishin për të orientuar qytetarët!
Në këto kushte mendoj se vetëm protesta dhe vetëm protestat mund ta detyrojnë këtë kastë oligarkësh-politikanësh që të reflektojnë.
Por protestat duhet të jenë qytetarë, në mënyrë që të përmbushin kauzën, pasi nëse në to inflirtohen socialistë, lsistë, demokratë, ballistë, legalistë apo komunistë, në fund do të humbin vetëm qytetarët, pra ne populli!