E premte, 17 Prill, 2026

Rrëfimi shokues i Alfred Cakos, ja si Edi Rama po përgatit marrjen e Presidencës me kompetenca absolute, roli i Sorosit në eliminimin e Sokol Olldashit, kurthi që i bënë te Rogner dhe marrëveshja e fshehtë me Berishën për sundimin deri në 2039, si po futet Argita Malltezi në politikë

Share

Teoricieni dhe konspiracionisti i njohur, Alfred Cako ka zbardhur prapaskenat e errëta që lidhin politikën shqiptare me planet e fshehta të globalistëve. Nga mbrëmja misterioze në Rogner, ku ai pretendon se Sokol Olldashi u ekzekutua nga operativë të huaj, e deri te skenarët e kryeministrit Edi Rama për t’u bërë President me kompetenca absolute në vitin 2027, Cako shpalos një tablo të frikshme pushteti. Në një intervistë për gazetën “SOT”, e cila pritet të ndezë debate të forta politike teoricieni i njohur Cako akuzon drejtpërdrejt George Sorosin për kapjen e dy partive kryesore, Partisë Socialiste dhe Partinë Demokratike, duke përfshirë në lojë edhe marrëveshjet e fshehta mes Ramës dhe Berishës. Sipas tij, ky pakt politik synon sundimin e vendit deri në vitin 2039 dhe futjen e Argita Malltezit në krye të skenës politike. Në këtë rrëfim tronditës, nuk mungojnë detajet për planet e “Rendit të Ri Botëror”, shpopullimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e shtresës së mesme. Ndërkohë Z. Cako shprehet se shqiptarët kanë ende një shans për të thyer këtë skemë ogurzezë dhe paralajmëron se ai vetë është gati të sfidojë gjithë këtë sistem si kandidat për President.

-Z. Cako, ju në intervistën e fundit për gazetën “SOT” përmendni se Sokol Olldashi u “vra” dhe nuk vdiq aksidentalisht. Cilat janë argumentet, faktet apo burimet që mbështesin këtë pretendim serioz? Kush qëndron pas kësaj sipas jush?

Soros në Shqipëri kishte detyrë kryesore kapjen e 2 liderëve të PS dhe PD. Më 2005 e mbrapa Rama ja bleu partinë Fatos Nanos me 2-3 këste me trysninë e Soros. Gjithashtu, tek PD Soros zgjodhi Bashën si njeriun e tij pas Berishës edhe me mbështetjen e këtij të fundit por kandidati tjetër ishte kockë e fortë dhe i patrembur. Pas manipulimeve në favor të Lulit në kongres, Olldashi po vazhdonte të rezistonte kundër grupit të Sorosit, Rama-Berisha-Basha. Olldashi mund ta përçante Partinë Demokratike dhe ta rrezikonte Lulin. Ka shumë mundësi që përmbaruesit e Olldashit të kenë ardhur nga jashtë prej operativëve të Sorosit. Olldashi deri në orën 20 ose 20:05 ka qenë brenda në kafen e Rogner me dy të huaj, i dehur dhe fliste me ta anglisht dhe aty mund të jetë ekzekutuar prej tyre e më pas është çuar tek vendi i “aksidentit” ku është flakur poshtë në një natë me furtunë e shi pas 1 ore. Në Rogner deri në orën 19:25 kanë qenë afër tij deputetë ish gazetarë dhe gazetarë të njohur si A.P dhe A.B. i pari është larguar rreth 19:25 dhe i dyti rreth orës 20 dhe e ka lënë të ndjerin tek kafja dhe pak min pas orës 21 u dha lajmi. Kur shkoi i ndjeri në Elbasan dhe kur u kthye brenda 1 ore?! Edhe mënyra si u shpejtua varrimi, shkuarja aty e S.Tahirit dhe njerëzve të besuar të Berishës pak më parë le shumë dyshime që menaxhimi i ngjarjes ka qenë nga ky grup me urdhër dhe ekzekutues të huaj. Unë kështu i lidh ngjarjet. Që ka qenë tek Rogner nga ora 19:15 e deri në orën 19:25 mua ma kanë thënë dëshmitarët okularë në mëngjesin pas vdekjes së tij. Dhe këta kanë pyetur të tjerët që janë larguar rreth orës 20 dhe i kishin thënë që ne e lamë tek kafja me dy të huaj në tavolinë, të dehur.

-Sipas jush, Edi Rama po synon të bëhet President me kompetenca të zgjeruara në vitin 2027. Si parashikoni që ai do ta realizojë këtë skenar dhe çfarë rol luan opozita në këtë plan?

Edi Rama është një aset i rëndësishëm i globalistëve dhe ai ka për detyrë për t’i mbajtur shqiptarët nën kontroll për axhendat e tyre gjatë Agenda Rockefeler 2030 ose e quajtur edhe Agenda 21. Disa nga detyrat e tij kryesore janë: dhënia e menaxhimit të plandemive të ardhshme (ndoshta dimrin tjetër 2026-27) njerëzve të pa zgjedhur nga populli shqiptar, nga OBSH; rritja e forcimi i survejimit i qytetarëve me kamera inteligjente dhe fillimi i krijimit të ‘smart cities’; heqja e parave kesh dhe implementimin e monedhës elektronike CBDS për 2-3 vjet; shkatërrimi i shtresës së mesme dhe kthimin e tyre në status të puntorëve të thjeshtë (prandaj po prish Thethin, po shkatërron bizneset, etj); kërkon të shkatërrojë blegtorinë (jo më kot, prefekti i Vlorës N.Platuri, që është dhe miqësi e familjes së tij deklaroi çmendurisht se blegtorët në labëri duhet të mos merren më me atë punë por të ndërrojnë zanat!!!); të konfiskojë në emër të shtetit dalë ngadalë sa më shumë pasuri të patundshme të shqiptarëve me pretekste të ndryshme për të realizuar devizën e Klaus Shvab të Davosit në ËEF se “ju do jetoni pa prona por të lumtur”: mikroçipimin dhe rritjen e kontrollit. Këto janë procese që duan edhe 10-15 vjet që të realizohen. Globalistët më 2029 mund ta çbllokojnë ardhjen e PD në pushtet dhe nuk mund të ketë mandat të 5 për Ramën si kryeministër. Kështu që globalistët, Rama dhe rilindasit kanë menduar ta mbajnë 2 mandate president që dovtë zgjidhej me kompromisin e heshtur të Berishës. Rama vetë e ka deklarua disa herë që duhet ndryshuar kushtetuta dhe Presidenti duhet të forcohet nga kopetencat. Rama do tentojë të fitojë ose më 2027 dhe vendin ja le Spiropalit ose Manastirliut, ose më 2029 qeverinë e merr PD dhe Rama do tëvshkojë president. Këta të dy, Rama e Berisha me grupetcectyre të afërta, i kanë bërë popullit shqiptar shumë të këqija për 35 vjet dhe këta duhen ndalur. Këta duan burra, njerëz të popullit tubdalin para e t’ja u prishin planet, bashkë me globalistet. Një nga këta burra mendoj se jam edhe unë që kam shpallur qysh tani kandidaturën time për President të Republikës.

-Si e shpjegoni përfshirjen e mundshme të Argita Berishës në këtë “pazëll politik”, që nga marrja e Bashkisë së Tiranës deri te ideja e saj si kryeministre e ardhshme? A është kjo pjesë e një marrëveshjeje të heshtur Rama-Berisha?

Patjetër. Ka një përpjekje të suksesshme qysh me krijimin e Fondacionit Soros për kapjen e lidershipit politik të dy partive kryesore si dhe për futjen në shoqëri e sistemin arsimor me edukimin shkollor të fëmijëve tanë me normat sipas axhendave të shthurrura antifamilje, forcimin e homoseksualizmit ose marrëdhënieve seksuale me seks të njëjtë, ëokizmit apo lënies vakant me detyrim ligjorvtë pozicioneve në të gjitha nivelevet e administratës shtetërore e pushtetit lokal por edhe në sektorin privat me një përqindje të caktuar për këtë komunitet, hartimit të librave shkollorë qysh në fazat e hershme me nxitjen e kësaj antikulture vrastare për uljen e popullsisë prej mosriprodhimit, axhendat mashtruese jeshile të ambjentalistëve dhe ngrohjes globale, heqjen e gjedhëve, futjen vetëm të sistemeve alternative energjitike dhe jo atyre hidrike, të përdorimit të karburanteve, energjisë nukleare, etj, etj. Politikën shqiptare Soros filloi ta  kapte majtas kur i kërkoi F.Nanos të merrte si Ministër Kulture njeriun e tij të shthurrur dhe mbartësin më të spikatur të veseve në elitën intelektuale të Tiranës, Edi Ramën në vitin 1998 dhe qysh aty e katapultoi (me presione ndaj Nanos të trembur e të sapo dalë nga burgu i Rajersoni),, si Kryebashkiak. Pas kësaj Soros, Rama dhe Berisha ndihmuan dhe përkrahën krijimin e KOP-it që ishte një tendencë për të projektuar marrjen e PD nga globalistët libertarianë. Paralelisht me KOP-in Soros krijo majtas Lëvizjen Mjaft me në krye Erion Veliajn, për të përmbysur pastaj Nanon së bashku, establishmentin e vjetër komunist të PS. Pas vitit 2013, kur PD doli në opozitë, nga sorosianët e të dyja krahëve u synua largimi i komunistit të PD, S.Berisha, i cili në fakt ka qenë aset i ndërkombëtarëve, përkatësisht Klubit të Bilderbergerit (qeveria e fshehtë botërore e globalistave që zbaton axhendat e Klubit të Romës, Trilateral Commission dhe Davosit). Nga ana tjetër Soros kishte dyshen Rama-Veliaj. I pari kapi qeverinë dhe i dyti kryebashkinë më 2015 pasi larguan prej aty sorosianin e “djathtë”, L.Bashën. Tani dyshja Rama-Veliaj hynë në luftë për trashëgiminë e PS. Rama i kërkon Sorosit zgjatjen e mandatit të tij të kontrollit mbi shqiptarët duke ja hequr mundësinë e kontrollit të PS E.Veliajt i cili synonte humbjen e PS më 2025, marrjen e kontrollit të PS, pas largimit nga kryebashkia duke qëndruar 3 ose 7 vjet në opozitë (në varësi të një osr dy mandateve qeverisëse të PD) dhe pastaj të rikthehej si kryetar maxhorance për të paktën 8 vjet, duke qëndruar pra në pushtet nga 2015-2037. Por nga ana tjetër, Rama kërkon të qëndrojë të paktën edhe një dekadë në krye të politikës dhe këtë nuk mund ta realizonte as duke forcuar Bashën në PD dhe as duke lejuar forcimin e Veliajt në PS. Ndaj ai bëri aleancë me Berishën dhe shkatërruan treshen Meta, Basha, Veliaj dhe marrëveshja Rama -Berisha është: Unë do qëndroj në krye të shtetit si president me kompetenca të mëdha politike, ti Doktor kontrollo qeverinë dhe paratë të paktën për dy mandate pas këtij mandati ose deri në vitin 2039. Sigurisht që kjo skemë për të larguar Bashën dhe Veliajn nuk është pritur me ngrohtësi nga Alexandër Sorosi. Berisha që e rimori PD duke shfrytëzuar shpalljen e luftës nga sorosianët me sajesën e nongratës dhe kjo zgjoi ariun e Tropojës që po vegjetonte me vigjilencë të lartë. Sigurisht që Berisha nuk ka aftësi fizike për shkak të moshës së madhe dhe dihetcse ai ka vite që ka përgatitur Argitën, sipas modelit (grek dhe amerikan) politik të familjeve të lidershipit nga një rreth i ngushtë mbiemrash. Pra u elem7nua Veliaj, u larguan një numër i madh punonjësish të administratës lokale të PS për tja dhënë PD. Ndërkohë, Rama ka ushqyer vazhdimisht PD dhe klanin Berisha financiarisht duke ju krijuar mundësi investitorëve të fuqishëm blu për aktivitete të gjera ekonomike për ta mbajtur klanin Berisha të fuqishëm financiarisht gjatë gjithë këtyre 13 vjetëve opozitë. Pra skema mund të jetë: Rama president dy mandate (duke filluar më 2027 ose 2029 me ndërprererje mandati të presidentit që do të jetë në detyrë pas vitit 2027, kur i mbaron mandati B.Begajt). Kyvdovkrijojë një model gjysëm presidencial francez ku presidenti mban timonin e shtetitvdhe qeveria menaxhon buxhetin dhe politikat ekonomike. Pas burgosjes së Metës dhe Veliajt, rruga është e hapur. Rama ka bindur sorosianët se me proceset gjyqësore të SPAK-ut që do t’ja lenë Saliut nëpër këmbë, Argita dovtë jetë më e kontrollueshme nga sorosianët të cilët duan në finale, shpopullim të shqiptarëve, rritje të të huajve me ngjyrë në Shqipëri, kalimin në para dixhitale, mikroçipim dhe kontroll në qytetet inteligjentecsmart city, shkatërrimin e fshatrave, blegtorisë, bujqësisë dhe ushqimin pa proteina organike shtazore (me mish artificial), vaksinimeve me vaksina mARN që kthejnë ADN tonë nga organike në sintetike, etj. Ky plan i globalistëve synohet të realizohet për axhendën e Rendit të Ri Botëror, ashtu si në të gjithë botën, edhe kundër shqiptarëve. Për ta luftuar gjithë këtë plan ogurzi shqiptarëtvkanë një shans, të prishin këto plane ogurzeza e të më zgjedhin mua President. Nëse unë zgjidhem President do luftoj me gjithë fuqitë e mija të ndal largimin e të rinjve shqiptarë; do kthej de fakto Ligjin e Referendumit; do rikthej nenet represive të Kodit Penal për të forcuar liritë kushtetuese të qytetarëve; do ndal axhendat kundër familjes dhe ato të ëokizmit, do ndal dërgimin e ushtarëve shqiptarë në luftën botërore të stisur nga globalistët gjoja kundër Rusisë; nuk do lejoj menaxhimin e Plandemisë së radhës nga njerëzit e pazgjedhur të OBSh; do rregulloj legjislacionin për blerjen e të patundshmeve nga të huajt dhe ligjin për emigracionin dhe marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Nëse do fitoj mandatin e parë, nuk do kandidoj për mandat të dytë por do mbështes një kandidaturë tjetër të axhendave të mija që do zbatoj gjatë mandatit tim të parë e të fundit. Shqipëria e shqiptarëve.

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera