E premte, 2 Tetor, 2026

Romeo Kara zbulon se çfarë do të ndodhë me përplasjen e Olsi Ramës dhe Gazment Bardhit në dyert e Prokurorisë së Posaçme dhe tregon detaje nga dosja që pritet të hapë SPAK ku dalin mjekë të përfshirë në vrasje, ja detajet e rënda që do të dalin nga skandali më i madh dhe më i pështirë që ka ndodhur këto 33 vite

Share

Rigels Seliman

Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar situatën politike në vend, duke e ndalur theksin tek skandali i spitalit Onkologjik dhe përplasjet në distancë mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Ky i fundit është paraqitur pak ditë më parë në SPAK. Zoti Olsi Rama tha se ishte për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa mohoi që të jetë i përfshirë në çështjen “Xibraka”. Rama tha se nuk ka asnjë lidhje me atë çështje. Por për këtë çështje ka folur edhe juristi Romeo Kara. Në një intervistë televizive në emisonin “Top Talk” në “Top Channel”, zoti Kara zbulon se çfarë do të ndodhë me përplasjen e Olsi Ramës dhe Gazment Bardhit në dyert e Prokurorisë së Posaçme , ndërkohë që tregon detaje nga dosja që pritet të hapë SPAK ku dalin mjekë të përfshirë në vrasje.

-Zoti Kara dua t’ju marr një koment në lidhje me përplasjen  që vijon mes Olsi Ramës dhe Gazmend Bardhit, një çështje tashmë në dyert e Prokurorisë së Posaçme (SPAK)?

Për mua është procedurë për çdo person që bën kallëzim në Prokurori të thërritet për deklarime në mbështetje të kallëzimit. Besoj, dhe pse nuk u kuptua mirë nga prononcimi i Olsi Ramës që do të ketë qenë kjo procedurë, për këtë arsye do ta ketë thirrur SPAK-u. Unë nuk shoh procedurë tjetër. Nëse kjo është në lidhje me kallëzimin që ka bërë vetë Olsi Rama. Pjesa tjetër është retorikë politike, SPAK-u i ka të dyja dhe akuzën e Bardhit dhe kallëzimin e Olsi Ramës. Besoj duhet ta lëmë tani prokurorinë e po bën shumë mirë që po i sheh të dyja. Të hapim, të shohim dhe pastaj të komentojmë më tej.

-Deri tani duket se po i jepet një ngjyrim politik?

Ngjyrim politik, gjithmonë ka se është një person i cili është deputet, kryetar i një grupi parlamentar që po e bën këtë akuzë, nuk mund të shmanget nga manteli dhe retorika e tij politike. Është interesante se Olsi Rama ka kërkuar e ka bërë një kallëzim për shpifje, SPAK-u tani ka mundësinë ta verifikojë ngjarjen në të dyja anët. Unë jam gjendur në të njëjtin pozicion me Berishën, nuk më ka kallëzuar për gjëra e unë e kam akuzuar hapur për korrupsion lidhur me privatizimin e CEZ-it. Është sot dosja në Gjykatën e Lartë e dërguar nga unë. E ftoja që të më akuzonte për shpifje lidhur me akuzat e mia, por nuk e bëri e ta hante atë karrem. Se dhe aty, lidhur me akuzat për shpifje unë do të arrija të provoja akuzat e mia për korrupsion. Pra kjo është sfidë që e ka marrë edhe Olsi Rama vetë. Nëse do të jetë i zoti Bardhi e të provoj akuzat e tij, të shkojë t’i provojë tani në SPAK, ka dy mundësi procedurale për t’i provuar.

-Në rast të mos aprovimit të akuzave dhe deklaratave që ka bërë ndaj Ramës, rrezikon të akuzohet për shpifje?

Banka e provës i bie atij që ka bërë shpifje. Ai do të jetë i detyruar të provojë akuzat e tij, meqë ka bërë dhe kallëzim, ku nuk bëhet pa u mbështetur në fakte dhe në prova, përtej dyshimit të arsyeshëm, atëherë ato që ka thënë në kallëzim do t’i thotë në SPAK dhe ka mundësinë tani të bindi Gjykatën Kushtetuese. Këtu shtrohet çështja ku dy persona do të përballen, njëri në akuzë për trafik e tjetri me akuzën për shpifje.

-Avokat si i keni parë zhvillimet në lidhje me skandalin e Onkologjikut, skemë skandali e zbuluar nga Prokuroria e Tiranës por edhe mënyrën si është proceduar me masat e sigurisë?

E them me bindje të plotë, skandali më i madh dhe më i pështirë që ka ndodhur këto 33 vite. Të tillë mjek që janë jo vetëm turpi i mjekësisë por edhe i racës njerëzore, unë nuk kisha hasur, pavarësisht se ne e dimë që ka gëluar ky lloj korrupsioni. Por deri në këtë nivel që me gjak ftohtë të shkosh me pushime në Maldive, e të trashësh si ky damllaja me paratë e një njeriu që po vdes që e di ai si i ka marrë ato para me kredi apo ka shitur pronë e gjë. Unë kafshë të tillë nuk kam parë e nuk honeps dot. Ka rënë sistemi në mjekësi totalisht. Të bëhet shembull, pasi shoh se i kanë bërë veprimet me vetëdije dhe kanë pasojë vdekjen e pacientëve të tyre. Këta mjekë duhen gjykuar në SPAK, pasi kanë bërë vrasje, jo për mjekim të pakujdesshëm por kanë vrarë njerëzit duke shpërdoruar detyrën e tyre e madje kanë bërë dhe korrupsion. Këta, kanë organizuar deri te farmacitë, pra është krim i organizuar. Të dyja këto i ka SPAK-u kompetencë. Jam i bindur se këtë dosje do ta marr SPAK-u.

Te tjera

Lajme te tjera