31 tetori shënon vitin e 22-të të miratimit të rezolutës 1325 (Gruaja-Paqja-Siguria) nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Fakulteti i drejtësisë në universitetin “Luarasi” organizoi dje një tryezë të rrumbullakët ku ligjvënës, përfaqësues të Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, studentë të drejtësisë dhe pedagoge të njohur, si ish-deputetja Elona Gjebrea, të cilët diskutuan në lidhje me rolin dhe përgjegjësitë e grave në agjendën e sigurisë kombëtarie. Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe OSBE-së, ka marre masa për të përmbushur angazhimet që lidhen me Agjenden “Gruaja, Paqja Siguria” edhe pse 76% e kabinetit qeveritar përbëhet nga gra, nëpër institucionet e sigurisë ku përfshihet ministria e rendit dhe ajo e mbrojtjes, ato nuk kanë grada madhore nuk janë as në detyra komanduese tha deputetja Antoneta Dhima, anëtare e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ndërsa ndau edhe detaje në rrjetet sociale.
Ja statusi i plotë i deputetes së PS, Antoneta Dhima:
Sot në tryezën e diskutimeve mbi “ Arritjet dhe sfidat në zbatimin e barazisë gjinore në sektorin e sigurisë në Shqipëri “ nga këndvështrimi i opinionit publik, organizuar nga Qëndra e Studimeve të Demokracisë dhe Qeverisjes me prezencën e drejtuesve dhe studentëve të Universitetit “Luarasi”.
Shqipëria, si anëtare e NATO-s ka marre masa për të përmbushur angazhimet që lidhen me Agjenden Gruaja, Paqja Siguria, ndërsa integrimin dhe anëtarësimin në BE e konsideron si një nga proceset më të rëndësishme.
Patjetër që konflikti i armatosur në Ukrainë, kërcënimi i paqes dhe sigurisë si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë, ka risjellë në vëmendjen tonë diskutimin se si gratë si pjesë e rëndësishme e shoqërisë mund të kontribuojnë në ndërtimin e paqes dhe rritjen e sigurisë. Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe si pjesë e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara e kanë rritur angazhimin dhe patjetër besimin e Shqipërisë në sektorin e sigurisë.
Barometri Shqiptar i Sigurisë 2020 si një studim i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, na ofron informacion të rëndësishëm lidhur me perceptimet e qytetarëve për sigurinë. Ne duhet të angazhohemi për ofrimin e sigurisë si një funksion themelor i shtetit, pasi siguria ka një ndikim vendimtar në shoqërinë tonë dhe zhvillimin e saj.
Nëse do i referohemi nivelit të përfaqësimit të grave dhe vajzave në policinë e shtetit si dhe në forcat e armatosura shifet se kuotat gjinore të përfaqësimit të tyre janë pozitive e që po zbatohet në mënyrë të kënaqshme.
Patjetër që dokumenti i prodhuar do të ofrojë një sërë rekomandimesh se si integrimi i parimeve të barazisë gjinore në axhendën e sigurisë kombëtare mund të përmirësojë miratimin e politikave nga ana jonë dhe të rrisë ndikimin dhe efikasitetin e tyre.
#GruajaPaqjaSiguria