E enjte, 27 Gusht, 2026

Reali argëtohet në kthimin e Murinjos në “Bernabeu”, madrilenët turpërojnë Sociedadin; Mbape i papërmbajtshëm

Share

Reali i Madridit ka dhuruar spektakël në “Santiago Bernabeu”, duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Real Sociedadin, në ndeshjen e prapambetur të javës së parë të La Liga-s.

Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Kilian Mbape, i cili realizoi një tregolësh dhe udhëhoqi “Los Blancos” drejt një fitoreje bindëse.

Francezi zhbllokoi sfidën në minutën e 40-të, pas një asistimi fantastik nga Federiko Valverdes. Ky ishte goli i parë i Mbapesë në këtë sezon të ri të La Liga-s.

Megjithatë, Sociedadi reagoi menjëherë. Në minutën e 44-t, Luka Suçiç përfitoi nga një aksion i mirë i baskëve dhe mposhti Tibo Kurtua për të vendosur baraspeshën.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1, por në fraksionin e dytë Reali ndryshoi marsh dhe mori kontrollin e plotë të ndeshjes.

Në minutën e 60-të, Mbape realizoi golin e dytë personal pas një kombinimi të shkëlqyer me Jude Belingam, duke rikthyer avantazhin e madrilenëve.

Vetëm tetë minuta më vonë, ishte radha e Vinicius Zhunior për të festuar. Braziliani shënoi golin e tij të parë për këtë sezon në La Liga, ndërsa asistimi erdhi sërish nga Xhud Belingam.

Spektakli u kompletua në minutën e 80-të. Mbape shënoi edhe golin e tretë personal, këtë herë pas asistimit të Vinicius Zhunior, duke vulosur fitoren 4-1 të Realit të Madridit.

Një mbrëmje perfekte për madrilenët dhe një nisje spektakolare për Mbapenë, i cili paralajmëron se këtë sezon synon të jetë sërish protagonist absolut në Spanjë.

Te tjera

Lajme te tjera