E premte, 17 Prill, 2026

Rama takohet me drejtorin e Qatar Airways në Doha: Shpresoj që së shpejti të kemi fluturimet e kompanisë për Tiranë

Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Qatar AirwaysBadr Mohammed Al-Meer, me të cilin thotë se diskutuan për mundësinë e përfshirjes së kësaj kompanie edhe me fluturime në Shqipëri.

Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airëays, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, shefi i qeverisë u takua me homologun e Katarit, Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Rama tha se diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për disa projekte me peshë të rëndësishme për vendin tonë.

Te tjera

Lajme te tjera