E martë, 10 Nëntor, 2026

Rama në Azerbajxhan: Synojmë të ndërtojmë një qendër të gazit në Vlorë! Gati studimi i gazifikimit të Korçës

Share

Nga Azerbajxhani, ku ndodhet si i ftuar nderi i presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, kryeministri Edi Rama, foli për projekte të përbashkëta në këtë fushë.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se tanimë është gati studimi i gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri.

Po ashtu Rama nënvizoi se është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës dhe se ka nisur investimi për vënien në punë e zgjerimin e kapaciteteve të këtij të fundit.

Shqipëria dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë më tej projekte në interes të përbashkët, në rrugën e një miqësie e partneriteti që vetëm do të forcohet në çdo hap‘, nënvizoi Rama.

‘Kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë është shndërruar në një urë të bashkëpunimit intensiv me një format që shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Sot ky format është shndërruar në një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë që gjelbër. Sot jemi dëshmitar se korridori i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurt. Korridori jugor i gazit do të mbetet një nga korridoret më të sigurta. Me axhendën e gjelbër, gazi i Azerbajxhanit janë thelbësor për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne jemi të pozicionuar startegjikisht në rrugën e gazsjellësit trans-adriatik. Ne do orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Ajo që ne po bëjmë është do e diversfikojmë në burime hidrike. Investimet në energjinë e qëndrueshme janë thelbësore. Po përpiqemi të ecim para për gazfikimin e vendit. Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme me TAP synojmë të ndërtojmë një qendër gazi të lëngshëm natyror në Vlorë.’- tha Rama.

Po ashtu Shqipëria nënshkroi marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë ndërmjet zëvendës ministrit të Jashtëm Besart Kadia dhe homologut të tij nga Azerbajxhani.

Te tjera

Lajme te tjera