Kryeministri Edi Rama iu eshte drejtuar me nje mesazh te qarte prokuroreve te SPAK ne fjalen e tij ne Kongresin e PS. Ai tha “dhëntë Zoti mos e lexoni si dobësi mbështetjen tonë”, ndërsa i drejtoi prokuroret per te hapur çeshtje e per te hetuar edhe ne partite e tjera, pse deri ne keto momente “po ha vetem nga nje ane”, duke iu referuar keshtu arrestimeve te zyrtareve te larte te PS.
“Uroj vetëm një gjë, dhëntë Zoti që mbështetja jonë pa kushte, se s’ka bërë vaki në historinë e Shqipërisë që një shumicë kaq e fortë sa jemi ne mos hapë gojën fare në asnjë nivel për asnjë lloj vendim duke e mbështetur symbyllur drejtësinë, po nuk kemi kontestuar asgjë në procese të hapura dhëntë Zoti mos e lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK. Ne vërtet kemi bërë një reformë që të kemi një drejtësi që sheh vetëm drejt jo në reformë që të kemi një drejtësi që ha vetëm nga njëra anë se kjo nuk quhet drejtësi, kjo quhet dicka tjetër”, tha Rama.
Edi Rama: Absurditete dënohet me heqje lirie një këngëtar se hap një dritare apo zgjeron pa leje ndërkohë që strukturat shtetërore, policia INUK presin prej muajsh, që gjykata të mos marrë në mbrojtje një pallat të tërë pa leje mu në breg të detit.
Cfarë drëjtësie është kjo? Por duhet të durojmë.
Nëse gjërat do kishin ardhur te arka e peshkut apo dritaret pa leje se të tjerët do e kishin marrë me kohë mësimin atëherë s’do habitej njeri nga këto lloj ekzagjërimesh se ato shkelje janë, por raporti me sensin moral e logjik të drejtësisë në këtë vend ato janë skandale.
Duke qenë që unë jam mbështetësi më i vendosur i SPAK-ut duke qnë se kurrë deri tani se kam thënë asnjë fjalë më shumë se lëvdatat për punën e SPAK besoj më takon ta ngre dhe një tjetër fjali habitore: