Të gjithë në terren. Rama mblodhi grupin parlamentar socialist këtë të martë për t’i udhëzuar të dalin pa përjashtim në bazë e të dëgjojnë e adresojnë problemet e qytetarëve.
Në kuadër të turit Punët për Shqipërinë, Rama paralajmëroi se do të jetë vetë në prezent, për të parë se sa ministrat e deputetët dalin në terren e ndjekin udhëzimin e tij për të takuar qytetarë.
Po ashtu, kryesocialisti u kërkoi që një sy ta kenë tek përgatitja e zgjedhjeve të brendshme brenda partisë për t’i përmbyllur brenda qershorit.
Pas një minituri në disa njësi brenda Tiranës, kryeministri Rama do të shkojë në disa qytete të Shqipërisë, duke e filluar nga Lezha, për të takuar komunitete e inspektuar investime.
Turi Punët për Shqipërinë duket një parafushatë elektorale, dhe koincidon 1 vit nga pranvera e ardhshme në të cilat do të mbahen edhe zgjedhjet lokale./
