E martë, 28 Prill, 2026

Rama justifikon ligjin për Zonat e Mbrojtura, Tabaku: Ideator i korrupsionit toksik që po shkatërron vendin

Share

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministri Edi Rama lidhur me komentet për ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Ajo shkruan se kryeministri që pretendon se pastron ambientin, në të vërtetë është ideatori i korrupsionit toksik dëmton dhe shkatërron Shqipërinë.

“Ligji Zonave të Mbrojtura është po aq korruptiv sa inceneratorët! Në të dy rastet KM pretendon se pastron ambientin kur në të vërtetë është ideatori korrupsionit toksik që rrudh, dëmton & shkatërron Shqipërinë. Shteti kapur nuk ikën me ministra me fshesë në dorë dhe kamerat ndezur për t’i filmuar, por me vizionin e një qeverie për shqiptarët jo oligarkët!”, tha Tabaku.

Opozita ka hedhur akuza se me këtë ligj preken zonat e Mbrojtura dhe përfitojnë njerëz të afërt të Ramës, kreu i qeverisë tha se askush nuk mund t’i japë leksione PS për atë çfarë është bërë në 10 vite për rikthimin në jetë të monumenteve të trashëgimisë kulturore.

“Për zonat e mbrojtura është një temë që e kam përzemër dhe më bën të dua të qesh shumë, se çfarë është bërë në Shqipëri këto 10 vite për të mbrojtur natyrën, për t’i pastruar Shqipërisë fytyrën e mbuluar nga balta dhe  llumi, por më bëjnë të them që askush nuk ka gojë të na japë leksione, për çështjen e qasjes ndaj mjedisit, kulturës. Ne kemi vënë zona në mbrojtje”, u shpreh Rama dje.

Te tjera

Lajme te tjera