Kryeministri Edi Rama, teksa i ka bërë edhe një herë thirrje SPAK-ut, që të hetojë nga të katërta anët, lart dhe jo të ‘merret me arka me peshk’ siç u shpreh ai, ka dekalruar sot se është i gatshëm të shkojë që nesër dhe të dëshmojë se kush është ‘kuçedra’ e korrupsionit, duke iu referuar Sali Berishës.
“Kuçedra e korrupsionit do goditur në kokë. Nëse janë të gatshëm të dinë ku është koka, unë jam gati të shkoj që nesër t’ua them prokurorëve të SPAK. Që nesër jam gati të shkoj atje dhe të vë në dispozicion njohjen time si person i interesuar nëse kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje në memorie”, tha Rama.
Rama tha se nuk kemi pse presim edhe 30 vite për një hetim ‘post mortum’ ndërkohë që Berisha është gjallë, madje i bën edhe karshillëk shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Rama ka sqaruar edhe deklaratën e tij se cili socialist thyen ligjin do e çojë vetë në SPAK, duke thënë se nuk paralajmëron arrestime.
“Fjala ime nuk ishte fjalë për të lajmëruar arrestime larg qoftë nga ana ime, por dua të them që është e patolerushme që PS dhe zgjedhësit e saj të hahen pas shpine ashtu si kundër është e pamundur që kushdo qoftë të kërkojë mbrojtje nga PS, kjo ishte arsyeja që unë kisha për fjalën time, e kisha parasysh faktin që kjo nuk ka të bëjë me mua apo qeverinë, apo me grupin parlamentar, por me drejtësinë dhe nëse unë do të kisha indici të kësaj natyre, do të bëj atë që do bëj çdo qytetar. Se lavdi Zoti jemi ne demokraci dhe kryeministri nuk është pro”, tha Rama.
Në fund ka pasur edhe një koment për presidentin Ilir Meta.
“Gjykata ka rëndë dakord me Parlamentin, që ka shkelur. Koha që kalon Meta në atë zyrë të kaloj sa më shpejt që ky turp, t’i përkasë të shkuarës”, tha Rama.
Kujtojmë se në fjalimin me shumë se 1 orë e gjysmë në Kongresin e PS-së, Rama ka kritikuar SPAK, pasi sipas tij nuk ka nisur deri më tani një hetim ndaj Sali Berishës, i shpallur ‘Non Grata’ nga aleati më i madh i Shqipërisë, Shtetet e bashkuara të Amerikë. Kjo jo si një mënyrë për të bërë presion ndaj SPAK, por sipas Ramës, për të qartësuar të gjithë shqiptarët nëse akuzat e DASH ndaj Berishës se ka kryer korrupsion dhe minuar demokracinë, qëndrojnë ose jo. E për të shprehur zhgënjimi ndaj drejtësisë re, Rama solli edhe një krahasim se si sot qëndron në burg ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, për një arkë me peshq që mori për një vend pune që s’e kreu, e ndërsa Sali Berisha i cili akuzohet për vrasjen e 4 protestueve të 21 janarit, vijon të jetë i lirë. Për kreun e qeverisë, ky është një tregues i ri se si kjo drejtësi e re ‘ose po vonon ose po nguron”.
Rama i përgjigjet Berishës: Nëse duan shqiptarët, do e legalizojmë kanabisin për përdorim vetjak, po kjo lëndë ty s’të ngjall
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse shqiptarët do e duan, atëherë do e legalizojnë kanabisin për përdorim vetjak, teksa i ktheu edhe një përgjigje Sali Berishës i cili tha se do të pengojë anëtarësimin në BE.
“Ne do pyesim shqiptarët se kemi pasur shumë njerëz që donin të dinin a ishte legalizimi i kanabisit për përdorim vetjak, do i pyesim vitin tjetër, dol të fusim kanabisin me gramatura minimale, unë personalisht nuk ka mendim, kemi bërë shumë debate dhe kam qenë shumë i dyzuar, më shumë për po sesa jo, por i dyzuar, tani jemi shumë të qartë, nëse do thonin shqiptarët po, do e lejonim, pavarësisht se ca thotë të vdekurit (i referohet Berishës), është e sigurt që përdorimi i kësaj lende nuk të ngjallë”, tha Rama, në përgjigje të gazetarit të Report Tv, Ermal Qori.
Rama: S’po i bëj presion SPAK! Nëse të gjithë do bënin si unë, atëherë burgu do ishte pluralist, jo monopartiak
Kryeministri Edi Rama tha se ai nuk po i bën presion SPAK.
“Unë u them që bjerini sa keni fuqi, mos shihni as majta e as djathtas që të mos shkoni vetëm për peshk, se kur shikon shefave të peshkaqenëve që vijnë 30 vite me radhë, po shkon për një arkë me peshk ka një problem që nuk shkon, nëse të gjithë i bëjnë presion siç i bëj unë, burgu do ishte shumë pluralist, nuk do ishte monopartiak”, tha Rama.
Rama thirrje SPAK-ut për Berishën: S’kemi nevojë të presim 30 vite për një goditje ‘post mortum’! Është aty gjallë
Kryeministri Rama tha se SPAK duhet të veprojë tani dhe të hetojë të gjitha krimet e mëdha të së kaluarës, duke iu referuar kështu Berishës.
“Nuk duhet të presim edhe 30 vite për goditje ‘post mortum’. Janë gjallë, janë vërdallë, janë përballë, i kanë aty. Madje bëjnë karshillëk ndaj shqiptarëve dhe Amerikës. Nuk kanë faj derisa drejtësia e re merret me ‘arkat me peshk'”, tha Rama.