E shtunë, 18 Janar, 2025

Rama dhe Berisha rrinë në shpinë të njëri-tjetrit si armiq, por mbajnë njeri-tjetrin

Share

Nga Ilir Demalia

Këtë të hënë në një takim me fshatarët e Belshit, Sali Berishës iu kërkua nga Belshianët, se çdo  të bëjë Berisha nesër kur të vijë në pushtet.

në lidhje me ligjin 7501?!!

Le të shikojmë ligjin 7501 dhe përgjigjen që I dha Sali Berisha belshianëve  në lidhje me këtë ligj.

Berisha: Mund të më pyesni shumë herë për atë ligj, edhe unë ju them jue, është votuar nga ne kundërshtim me atë ç’ka unë kisha në bindjen time. Bindja ime, veriu është konservator the atje toka është ndarë në mënyrë sipas kufijve të mëparshëm pa asnjë lloj problemi. Vijmë tek Shqipëria e mesme. Unë kur isha  kryetar partie, 3 muaj, shkoja në Ndroq, shkoja me parullën toka e të zotit. Nuk kisha ide se si mund të bëhej ndryshe.

…. Te themë tani se do ta zhbëjë atë , nuk mund ta marrë përsipër. Sepse janë krijuar marëdhënie të tjera posedimi 30 vjeçare.”

Berisha na thotë në këtë bashkëbisedim se nuk ka qenë bindja e tij për ligjin 7501 por ishin votat!!! Berisha na thotë, se bindjet e tij ishin konservatore dhe në veri toka është ndarë pa asnjë lloj problemi.

1. Bindjet nuk ti jep as pozicioni gjeografik dhe as familja për aq më shumë kur Berishajt nuk njihen  si pronar tokash në Tropojë. Familje të mëdha me prona njihen Krasniqet dhe Mulosmanajt. Dhe këta krahasuar me pronarët e Shkodrës,  Shqipërisë së mesme dhe  jugut ishin të papërfillshem nga pasuria për shkak të vetë përbërjes gjeografike. Ndërsa vetë Saliu ka njohur pronën e kooperativës, dhe në moshën e formimit konviktin në Tiranë. Bindjet e Saliut kanë qenë dhe janë konservative, por konservativ komunist. Salihi  16 deri 23 vjeç u bë aktivist sekreter i rinisë komuniste të konviktit. Më pas në moshën 24 vjeçare anëtar i Partisë së Punës,  komunist i devotshëm ateist si sekretar i organizatës së partisë së spitalit dhe I zellshëm në luftën e klasave dhe çfaqjeve të huaja.

Kur Salihi flet për koservatorizëm, duhet  besuar po të keshë të qartë së çfarë është  defenicioni i fjalës konservator. Kthimi në nostalgjinë e rinisë Saliut Komunizmin. Frojdi spjegon sipas psikoanalizës, se në moshën e pleqërisë njeriut i kthehen fuqishëm pasionet dhe jeta e rinisë, por pafuqia fizike dhe mendja e lodhur e bëjnë qesharak. Kjo është arsyeja që në pleqëri plaku Mere duhet të dijë të shtrëngojë menderen dhe të mbajë pordhët që lëshon e qelbin dynjanë me të pavërtetat e gënjeshtrat që thotë cdo orë e çdo dite.

Historia botërore na ka mësuar që ishin pikërisht bijtë e borgjezise me turmat e revoltuara të Gavroshëve  që bënë revolucionin Francez ku gijotina punojë 24 në 24 orë. Keta i ndanë tokën bujqëve dhe me pas e panë qe ishte një ligj I gabuar dhe Napoloni bëri demshpërblimin me miliona franga dhe ktheu pronat. Kjo sepse e drejta e jetës me të drejtën e pronës janë guri themelit për shtetin e së drejtës dhe zhvillimin e demokracisë. Qysh në kodin e Hamurabit katër mij vjet më parë është shkruar: Tre kollona e mbajnë një vend. PRONA-BESIMI-LIGJI.

Shqipëria në historinë e saj ka dhunuar të drejtën e pronës, besimit dhe ligjit. Kjo është arsyeja që shqiptarët e shohin shtetin si armik historikisht dhe  jo si mbrojtës i së drejtës dhe besimit. Sot kërkush nuk ka besim tek drejtësia shqiptare që është në shërbim të krimit shtetëror që kontrollohet nga krimi i trafiqeve dhe rrugës.

2. Le ti kthehemi fakteve the të pavërtetave që thotë Saliu ne lidhje me ligjin 7501.

Sipas proçes-verbaleve the protokollit të arshivit të Kuvendit të Shqipërisë rezulton se kemi të kundërtën e asaj ç’ka thotë Sali Berisha.

Në librin e tij “Betejat e humbura të Tiranës” Presidenti Bamir Topi shkruan:

“Sipas proçesverbalit të seancës plenare, i cili është i vetmi dokument autentik arkivor, …

Qeveria e Ylli Bufit me shumicë socialiste paraqiti në Kuvend një variant për ndarjen e tokës në “përdorim”, kjo e mbështetur nga grupi socialist I cili u  shpreh kundër dhënies së tokës në “pronësi”, pa u bërë reforma fondamentale e tokës dhe si një e drejtë themelore kushtetuese, pa u miratuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, pasi kushtetuta  duhet të pëcaktonte prerë qëndrimin mbi tokën bujqësore dhe pronën private.

     Ditën e fundit papritur ndryshohet teksti, gjë që kishte diktuar dhe ndërhyrjen e kreut të Partisë Socialiste Fatos Nano due interpretuar nga Kryeministri Ylli Bùfi , ku termi në “përdorim”,  ishte kthyer në “pronësi” pa asnjë konsultë transparente, por veç me një marveshje okulte e cila doli në dritë gjatë diskutimeve qe sot arkivohen.

Pas një diskutimi maratonë parashikohej ndarja e tokës bujqësore dhe dhënia në përdorim me të drejtën që sapo të krijoheshin kushtet të bëhej një ligj përfundimtar mbi pronën,. Ky variant u mbështet njëzëri nga deputetët socialistë, ku cilësohej dhënia në përdorim dhe ndalimi I shitblerjes deri në një ligj të ri.

    Ndërsa deputetë të Partisë Demokratike ishin për dhënien në pronësi të tokës.

    Të nesërmen u shfaqën dy qëndrime: Partia Demokratike për ndarjen e tokës sipas frymëve për personat fizik që jetojnë në fshat, duke e privatizuar.

     Partia Socialiste: Toka të metët shtetërore the tu jepet në përdorim personave fizik ehe juridik që jetojnë në fshat.

    Ishte pikërisht Sali Berisha që propozoi që varianti i Kryeministrit Bufi mos të kishte prezencë, pasi ky variant I qeverisë ishte për tokën në përdorim, ndërsa drafti i komisionit parlamentar ishte për privatizim.

   Pikërisht këtu orientimi i votë , ku Neritan Ceka si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, mbështet politikisht variantin e Komisionit të Bujqësisë që jep tokën në pronësi.

           Pas pushimit të kërkuar, u arrit marrëveshja famëkeqe midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike dhe pas disa seancave të dështuara varianti i propozuar nga Sali Berisha dhe i mbështetur edhe nga Fatos Nano  do të miratohej duke marrë emrin ligji 7501 “Për tokën”. “

Marrë nga libri “Betejat e humbura të Tiranës” f.199, 206, 208, 209.

Ky është ligj me kriminal se Reforma Agrare, për vetë faktin se Enver Hoxha nuk ja dha në tapi kërkujt pronat e shtetëzuara dhe Hoxha i ruajti tapitë të cilat u dogjën në 97 e Saliut.

Pas aprovimit të këtij ligji, ky “nacionalisti i madh” e “”sovranisti” Sali, shkoi në Dropull dhe i tha argatëve minoritarë grek, E gëzofshi tokën tuej!

Hoxha një kriminel i pashembullt jo vetëm në historinë e Shqipërisë, nuk ka pronësi dhe as i la pronësi familjarëve të tyre. Ndërsa politikanët shqiptarë të këtyre 30 vjetëve me në krye Sali Berishën, Ilir Metën, Fatos Nanon, Edi Ramën dhe  shpurat e tyre kanë prona pafund të përfituara nga ligjshmëria e paligjshmërisë se të qenit në pushtet nëpërmjet familjarëve dhe klientelës së tyre si dhe me ligjin 7501.

Përrallat e Berishës dhe gënjeshtrat e një mithomani pathologjik mund ti besojnë vetëm ata që janë të incorporuar në krimet e Berishës në këto 30 vjet me përfitime pronash si “zaptues” të pronave të Tiranës, dhe  sot kërkojnë të “drejtën” e pronës në pronën e grabitur si zaptues-dhunues. Ose ata që kanë përfituar financiarisht nga pozicionet në administratë 1 dhe 2 të Berishës me korrupsion dhe vjedhje. Ose tepër naivet dede-bale-bale ha hasude e prit hallvë. 

Belshianët dhe të gjithë ata që i shkojnë mbrapa Sali Berishës, duhet ta kenë të qartë, se Berisha kurrë nuk vjen më në pushtet. Por sjellja

e Berishës si lider i opozitës për të kërcënuar si faktor destabilizues për mosllogaridhënien e tij për bëmat dhe gjëmat e tij dhe qeverisë

së tij, familjes së tij dhe mercenarëve qe i shkojnë pas që kanë përfituar nëpërmjet paligjishmirëse dhe grabitjes së pronave private dhe publike, janë sjellur si cuba të pakultivuar dhe primitivë me fuqinë e shtetit-grabitqar, tashmë i damkosur edhe nga Departament i Shtetit Amerikan, po mban në fuqi Edi Ramën me qeverinë e tij që është po aq kriminale-grabitqare në mos më shumë. Tashmë shteti i RIVDEKJES së shqiptarëve me qeverinë Rama

i kontrolluar nga krimi dhe trafiqet ilegale ka marrë në dorë drejtimin e vendit. Rama dhe  Berisha rrinë në shpinë të njëri tjetrit si armiq por mbajnë njëri-tjetrin.

Te tjera

Lajme te tjera