E diel, 20 Prill, 2025

Rama akuzon Metën dhe Berishën se janë paguar nga Putini që të çojnë vendin drejt destabilitetit, i përgjigjet ashpër kreu i “Foltores” dhe e i numëron skandalet

Share

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë përplasur dje në distancë, ndërsa kanë hedhur akuza të forta në adresë të njëri-tjetrit. Teksa ndodhej dje në Kamzë ku zhvilloi takime maratonë me banorët e këtij qytetit, kryeministri Rama u ndal tek zhvillimet brenda opozitës, nga ku dhe shigjetoi krerët e saj Sali Berisha dhe Ilir Meta. I drejtpërdrejt në atë që thoshte, zoti Rama sulmoi Berishën, duke thënë se ka dhënë prova se di t’i vërë flakën Shqipërisë. Dhe për këtë, siç tha ai, i referohet deklaratave të eksponentëve të opozitës se në protestën e 12 nëntorit do të marrin me dhunë kryeministrinë. Sipas tij, Berisha është vegël e Rusisë. “Vetë non grata tha se më erdhi Donald Lu në zyrë dhe më vendosi dosjen e parave ruse dhe unë ja refuzova. Tani thotë e ka bërë “Brava”, por “Brava” i shkretë pa çelësin s’ka ç’bën fare, brava pa çelësin është një vrimë që nuk i duhet dreqit. Ky ka qenë dhe ky është çelësi. Për çfarë e do Putini këtë? E do si çelës t’i mbylli derën dhe t’i vërë flakën Shqipërinë. Për t’i vënë flakën Shqipërisë e ka dhënë me prova që di ta bëjë. Ne deri tani kemi arritur ta neutralizojmë armën e parë që është fatura e energjisë, që vjen poshtë derës me të njëjtin çmim përpara luftës dhe përpara krizës. Sepse pjesën tjetër të çmimit nuk e paguani ju por e paguan qeveria përmes buxhetit, në mënyrë që asnjë familje të mos e ndiejë goditjen e çmimit të energjisë”, deklaroi ai.

Rama sulmon Metën

Por nga Kamza, kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të ironizojë Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë, duke iu referuar kësaj të fundit si ‘Partia e Lekut’. Sipas Ramës, edhe ish-Lëvizja Socialiste për Integrim është e përfshirë në financimin rus ashtu si Partia Demokratike. “Ne kemi provën që çadra e famshme dhe gjithë ajo përpjekje ishte e bazuar tek një skenar që financohej nga paratë ruse. Tani për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë? Për ta bërë më demokratike, më të fortë? Më të besueshme me aleatët strategjik. Komplet të kundërtën. Për të bërë thyerje. Unë mendoj dhe shikoj se nuk është vetëm PD. Përveç provës kokëfortë që PD është në thesin e rublave ruse, bashkë me atë Partinë e Lekut, PL janë në thesin e rublave”, nënvizoi Rama.

Reagon ashpër “Foltorja”

Ndërkohë, pas deklaratave të kryeministrit Rama, ka regjura ashpër edhesh-kryeministri Sali Berisha, i cili dje ka shfrytëzuar disa dalje publike për të sulmuar shefin e qeverisë. Fillimisht, Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka vjedhur 8.2 miliard euro nga buxheti i shtetit. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se buxheti i shtetit shqiptar vidhet pa u votuar ende, pasi gjërat planifikohen. Ju jeni dëshmitarë se si në 7 vite sipas KLSH-së janë vjedhur nga Edi Rama dhe ministrat e tij 8.2 miliardë euro dhe u garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër se prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe. Këta nuk kanë të ndalur por vjedhja me buxhetin është një vjedhje e dyfishtë, është jashtëzakonisht e keqe prifide se në një anë vidhen fonde dhe shpërdorohen dhe përfundojnë në kontot e zyrtarëve dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9 pas nëntë buxheteve shohin punë publike absolutisht më të pakta sesa të një viti buxhetor”, deklaroi ai. Po ashtu, Berisha akuzo dje se kryeministrin Rama se ka shpenzuar 22 mln euro për fluturimet e tij private. “Biznesi i vogël është paguan çmimet më të lart për energjinë në Europë. Një taksë tjetër e pret në janar. Kryeministri shëtit me avion taksi me dhomë gjumi në të katër anët e globit, duke u bërë kështu kryeministri më i kushtueshëm në Europë, me një faturë prej 22 milionë eurosh, për fluturimet e tij me çarter”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha deklaroi dje në një takim me sipërmarrësit në selinë blu se afera e Portit të Durrësit është 10 herë më e madhe se ajo e inceneratorëve. Berisha u shpreh se kjo aferë e Durrësit shkon minimumi 5 miliardë euro. Kjo e djegësave nuk është më e madhja. Një aferë tjetër 10 herë më e madhe është Porti i Durrësit. Kush është shqiponja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, a e dini ju, një kompani e sanksionuar nga BE e lidhur me Karriçët e Beogradit, kjo është e vërteta, prandaj nuk zbulohen. Kjo aferë e Durrësit shkon minimumi 5 miliardë Euro, trualli mbi 1 mln metra katror, ndërtimet mbi të, Dubai, parajsa e Edi Ramës”, nënvizoi Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera