
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QShPZh) si organizatë partnere zbatuese e UNFPA Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec,Vlorë dhe Shkodër dhe me mbështetjen e UNFPA, kanë zhvilluar me sukses workshop-et me anëtaret dhe anëtarët e ekipt teknik ndërdisiplinar të mekanizmit të koordinuar të referimit të bashkive Pogradec,Vlorë dhe Shkodër Në këtë workshop ndër të tjera u diskutua mbi arritjet, praktikat e mira, vështirësitë, sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e funksionimit të këtij MKR në përputhje dhe me kuadrin ligjor e të politikave mbi trajtimin e rasteve te dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje. Prania dhe diskutimet e anëtarëve ishin shumë të rëndësishme, pasi do të na ndihmojnë të gjithëve së bashku të orientojmë më mirë veprimet në mbështetje të mirëfunksionimit të MKR në Bashkinë e Pogradecit,Vlorës dhe Shkodër dhe trajtimit me efektivitet të rasteve.
