Nga Ilir Demalia
Qirjo Çani-Dule, shkoni në Athinë pas 14 Majit dhe hidhni një valle Palikari se Himarën nuk e fitoni
Qirjo Arjan Çani dhe Qirjo Vangjel Dule, nuk mundet kurrësesi ti imponohen shtetit Shqiptar për zbatimin e ligjishmërisë dhe as nuk mundet ti bëjnë presion nëpërmjet shtetit Grek..Qeveria greke gjithashtu, nuk ka asnjë të drejtë të hyjë në zbatimin e ligjshmërisë dhe detyrimeve të zbatimit të ligjit për çdo shtetas të Republikës së Shqipërisë, përfshi edhe minoritetet.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, pasi deklaroi se Fredi Beleri është miku i tij, tha: të gjithë ata që fyejnë dhe shantazhojnë dhe kanë arrestuar Belerin, Unë (Arjan Çani) i jap këtë gishtin e mesit.
Pastaj drejtoi një diare fyerjesh banale në drejtim të shqiptarëve, duke i quajtur talibanë, primitive, e…
Këto në prani të Ervin Karamuço professor i kriminalistikês, Arjan Curri dhe Ilir Kullës. Ky i fundit e mban veten si patriot dhe nacionalist dhe ka qenë këshilltar i sigurisë kombëtare nën administratën e Fatos Nanos.
“Nacionalisti” Ilir Kulla, në vend që të ngrihej e dilte nga emisioni, jo vetëm nuk b’zani, por u vu në një linjë me Çanin dhe Currin në mbrojtje të Fredi Belerit.
Që Arjan Çani dhe Arjan Curri janë filio-grek dhe Çani e mban veten grek, kjo është e drejta tij. Por, që ti ngre gishtin e mest shqiptarëve për një shtazë anëtar i qarqeve më të errta greke shoviniste si organizata terroriste “Agimi Artë”, me pretendime se tokat greke janë deri në Shkumbin dhe popullsia greke në Shqipëri është mbi gjysëm millioni, kjo është e patolerueshme që lejohet nga AMA the shteti Shqipëtar, nga unioni i gazetarëve, për një kohë të gjatë me një axhende të shërbimeve dhe Kishës Ortodokse greke të qartë dhe të kalkuluar.
Po i jepet përkrahje Fredi Belerit, një antishqiptari të deklaruar dhe shtaze sociale, si i burgosur politik. fatkeqsisht, jo vetëm nga Arjan Çani, por nga shumë gazetar dhe media, e sidomos ato “konservative-sovraniste” si Syri.net i familjes Berisha.
Fredi Belerin të cilin Sali Berisha e ka sot kandidat për kryetar bashkie në HImarë, në 1994 Presidenti atehershëm Berisha, kërkonte arrestimin e tij për masakrën e Peshkëpisë, ku u vranë ushtarakët shqiptar. Beleri akuzohej se ishte pjesmarrës. Fredi Beleri është dënuar për dhunim të simboleve kombëtare e plot të tjera.
Është e patolerueshme për institucionin e AMA’s, për median në përgjithësi, për shtetin shqiptar që nuk ka një reagim dhe më tej marrje masash për televizionin që transmeton këtë program, për vetë emisionin dhe drejtuesin e emisionit, ku në mënyrë të hapur dhe të vazhdueshme dhunon, fyen, me axhendë të qartë shqiptarët me një platformë të qartë antishqiptare!
Në emision ishte edhe Qirjo Vangjel Dule, I cili I quajti shqiptarët perversë dhe primitivë. I kërkoj shtetit shqiptar dhe direkt kryeministrit të lirojë në mënyrë urgjente Fredi Belerin.
Qirjo Dule, është anëtar I Parlamentit Shqiptar prej 30 vitesh dhe paguhet nga shteti shqiptar në shërbim të komunitetit të t?j, në këtë rast minoritetit grek. Gjithashtu Qirjo Dule, duhet ti qëndroi besnik zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë për të cilën është betuar. Në të kundërt, për presione dhe axhenda në pëmbysje të rendit kushtetues me ndezje zjarresh ultra nacionaliste-shoviniste greke duke u vënë në shërbim të tyre, që Qirjo Dule e ka bërë shumë herë duke zbatuar agjendat e Ortodoksisë dhe shërbimeve dhe qarqeve greke!
Parlamenti duhet të mblidhet dhe të kërkoi përjashtimin e tij dhe hetimin për provokime dhe krijime konfliktesh në territorin e Shqipërisë për destabilizimin e vendit në favor të agendave shoviniste-nacionaliste greke.
Ka ardhur koha dhe është tejkaluar që Shqipëria ti zbythet greqisë nga presionet me kërcënime the kthím emigrantësh, apo veton që do të vë Greqia për antarsimin e Shqipërisë në BE.
Ka ardhur koha që shteti shqiptar duhet të kallzoi forcën dhe seriozitetin dhe dinjitetin e shtetit në mbrojtje të territoreve toksore dhe detare dhe qytetarëve të saj.
Mardhënia e fqinjësisë së mirë duhet të jetë mardhënie reciprociteti dhe jo vasaliteti.
Minoriteti grek në Shqipëri, jo gëzon të drejtat, por gëzon dhe ka marrë shumë dhe më shumë se çfarë i takon. Kjo pikërisht prej vasalitetit të klasës politike shqiptare për të mbajtur pushtetin apo marrë pushtetin nëpërmjet politikës dhe dyerve të shkëlyera në mardhënie me Greqinë. Në të kundërt shqiptarët në Greqi nuk gëzojnë kurrfarë të drejte që janë mbi një milion emigrantë. Në të kundërt janë dhunuar, përbuzur dhë përdorur nga politika greke me valë dëbimesh për të shkëlyer portat e Shqipërisë për agendat e tyre siç po bëjnë dhe me rastin Fredi Beleri, ku për turpin e tyre, po meret ministri jashtëm Dendias dhe kryeministri Michotaqis me nivele të tilla shtazërie.
Fredi Beleri është qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë para ligjit është i barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë. Fredi Beleri duhet të ishte me kohë në burg dhe jo më të ishte sot kandidat për kryetar bashkie. Nuk ka ndonjë ligj apo trajtim të veçante para ligjit për minoritetin grek në Shqipëri.
Ata të cilët mbajnë përgjëgjësi për emërimin e Fredi Belerit si kandidat për kryetar bashkie me të gjithë ato ngarkesa ligjore, përpos qeverise dhe institucioneve zgjedhore, përgjegjësi direkte ka kualicioni “Bashkë fitojmë” Sali-Meta. Kjo tashmë është e qartë që është bërë me qëllim për të krijuar trazira dhe turbullira për marrjen e pushtetit. Nuk është kjo rruga që çon opozitën drejt pushteti, kjo është rruga që e çon Shqipërinë drejtë greminës. Shqiptarët e kanë provuar këtë në 1997.
Të përsërisësh të njejtën mënyre, të ndjekësh të njejtën rrugë, me të njejtët njerëz disa herë, si Sali-Meta dhe të presësh rezultate të ndryshme, do të thotë: të jeshë ?i mushka që ngul këmbë në lluc duke u zhytur dhe më thellë.
Përsa i përket Çanit dhe Çanave të mediave shqiptare dhe Dules dhe Duleve të politikës shqiptare, që i ngulin thikën mbas shpine Shqipërisë me qarqet më të errta antishqiptare, siç është dhe rasti Belerit, ju them kot e keni, dëm keni bërë dhe do i bëni Shqipërisë për faqen tuaj të zezë, por nuk do të fitoni.
Qirjo Çani-Dule shkoni në Athinë pas 14 Majit dhe hidhni një valle Palikari se Himarën nuk e merrni.
