E martë, 10 Nëntor, 2026

Qeveria paralajmëron tjetër bonus për pensionistët, ja kur do shpërndahet dhe kategoritë që përfitojnë

Share

Një shpërblim në shifrën 5 mijë lekë do t’i jepet pensionistëve në muajin prill. Këtë e bëri me dije ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, i cili e kishte premtuar muaj më parë se kësti i parë i taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë do t’i shkojë të moshuarve.“Jemi në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë por sot s’kemi veç zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistët, do të ketë 5 mijë lekë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”, tha Rama. Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse është në shkelje të Kodit Zgjedhor pasi ka vendosur që të shpërblejë pensionistët me 5 mijë lekë nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme në prag të zgjedhjeve lokale. Rama tha se ky është një premtim i zotuar shumë kohë më parë dhe nuk kanë ndërmend që të lënë pensionistët pa mbështetje në këtë periudhë krize. Sipas Ramës, diçka e tillë as nuk duhet të kalojë nëpër mend kur pensionistët kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe në këtë histori ndryshimi kanë marrë më pak.“Tani, së pari këto janë të gjitha çështje dhe janë të gjitha zotime që janë marrë dhe s’kanë lidhje me kodin zgjedhor r zgjedhjet. Mbi të gjitha për pensionistët që janë mbi të gjithë dhe që për 1 mijë e arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe kanë marrë më pak të gjithë, nuk duhet t’i shkojë mendja njeriu ta bëjë këtë pyetje. Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi që ekzisto, siç ekzistonte edhe më parë, por nëse nuk ndjehet, se qeveria shqiptare është aty në mbrojtje të konsumatorëve, problemi i madh i krizës së energjisë dhe inflacioni dhe s’mund t’iu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme ju s’mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni katër muaj se kështu kanë vendosur partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë ta panjohura në botë. Kjo nuk mundet ti shkojë ne mend njeriu që mund të na pengojë se mund të shpërblejmë pensionistët, në kushtet që jo 5 mijë lekë por 1 mijë lekë të reja për pensionistët janë të domosdoshme”, tha ai.

Rama: Pagë mesatare prej 900 eurosh                                                                

Rama tha se synohet që rroga mesatare të shkojë në shifrën 900 euro duke qenë se pret lëvizje të tregut pas rritje së pagës minimale. Rama u shpreh se detajet do të bëhen me dije brenda 10, 15 ditëve të ardhshme ndërsa premtoi rritje të rrogave edhe për kategori të tjera përveç mjekëve e infermierëve.“Tani më kemi në dorë një plan shumë ambicioz por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Kjo do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes të pagës mesatare. Do të kemi së shpejti rritje për një pjesë të shkallëzuar. Detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit që vjen brenda 10, 15 ditëve të ardhshme. Kemi thënë dhe do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe të infermierëve me 7% këtë vit, ndërkohë që mjekëve specialistë iu rrit me 50 mijë lekë. Për të tjera kategori do kemi rritje të menjëhershme të këtij viti”, u shpreh ai. Sa i përket rritjes së pagave, bëri me dije se do të konkurrojnë shumë shpejt sektorin privat me paga të larta.“Pse ne kemi ende paga më të ulëta se sa të tjerët në rajon dhe pikërisht sepse pagat nuk rriten sipas qejfit se nuk ka kryeministër në botë që të mos dojë të rrisë përditë pagat e njerëzve. Rritja e pagave jashtë mundësive 2është hapja e një grope të madhe që i thith të gjithë brenda. Duke qenë se i kemi hedhur bazat, do bëmë reformën më të rëndësishme për njerëzit. Pagat do të rriten për të gjithë dhe jo vetëm në sektorin publik por kjo reformë do impaktojë dhe sektorin privat. Një administratë e cila ka nevojë të ketë burime njerëzore më të kualifikuara do ta ketë këtë mundësi dhe ndërkohë sektori privat duhet të rrisë pagat nëse e udhëheq këtë proces të forcave më të kualifikuara të punës se përndryshe nuk i mbijeton dot konkurrencës. Shteti do të jetë konkurrent për sektorin privat dhe flas për pagat e larta”, nënvizoi Rama.

Akuzat se rriti pagat për fushatë politike, Rama: Analfabetizëm politik

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se po rrit pagat, ndërsa është para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Kryeministri Rama thekson në rrjetet sociale se neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike ku flitet për periudhën e krijimit të qeverisë së re dhe jo me zgjedhjet lokale. “Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimi të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”, shkruan Rama.

Te tjera

Lajme te tjera