E martë, 10 Nëntor, 2026

Qeveria paralajmëron një tjetër bonus për pensionistët, ja kur do shpërndahet

Share

Kryeministri Edi Rama ka premtuar të premte një tjetër bonus për pensionistët në vendin tonë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programohet edhe bonusi i radhës për pensionistët. Sipas Ramës, aktualisht të gjithë pensionistët po marrin bonusin e Pakos së Madhe 8 miliardë lekëshe. “Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkruan Rama.

Te tjera

Lajme te tjera