E premte, 1 Maj, 2026

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin përfundon ciklin e trajnimeve dy-ditore “Fuqizimi i përgjigjes së sektorit shërbimeve të kujdesit shoqëror ndaj dhunës në familje e dhunës me bazë gjinore” për vitin 2022

Share

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) me mbështetjen e Fondit për Popullsinë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) dhe në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në njësitë administrative Vlorë, Tiranë dhe Durrës përfunduan ciklin e trajnimeve dy-ditore “Fuqizimi i përgjigjes së sektorit shërbimeve të kujdesit shoqëror ndaj dhunës në familje e dhunës me bazë gjinore” për vitin 2022.
Këto trajnime për punonjëset dhe punonjësit e shërbimeve të kujdesit shoqëror kishin si qëllim kryesor përmirësimin e njohurive dhe kapaciteteve me qëllim trajtimin sa më efektiv dhe të standardizuar të rasteve të dhunës në familje e të dhunës me bazë gjinore.
Institucionet e kujdesit shoqëror janë pjesëtarë shumë të rëndësishëm të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit në nivel të vetëqeverisjes vendore dhe ndërhyrja e tyre në kohë, me cilësi e profesionalizëm, është domosdoshmëri në trajtimin e suksesshëm të rasteve.

Te tjera

Lajme te tjera