E premte, 17 Janar, 2025

Që kryeministri mos dënojë gazetarët, ja pyetjet që mund ta zbusin zemërimin e “Zeusit”

Share

Nga Rigels Seliman

“Të dënoj me 3 muaj”! Ky është dënimi më ekzemplar në historinë e medias postkomuniste. Gazetarit që guxoi ti bëjë një pyetje në drejtim të një ministri do të vuajë inkuizicionin qeveritar, duke mos ju hapur dera e institucionit qeveri nga kreyministri shqiptar për tre muaj. Pretenca dhe vendimi kryeministror mund të hyjë në librin guinnes përsa i përket denimit unik në historinë mediatike botërore.

 Megjithëse pyetja nuk përmbante as fyerje, as sharje dhe as ndonjë shpifje, por një arsyetim logjik  mbi vetë ligjet që ky kryeministër ka hartuar. Inteligjenca e gazetarit për të gjetur një nonsens të sjelljes së ministres së Edi Ramës me kodin etik të qeverisë së tij, e përkthyer në një pyetje të logjike, duket se ka sosur durimin e vetë kryeministrit. Ekspozimi i qeverisjes së tij ndaj skandaleve të fundit, ku ministrat e tij të shfrenuar në babëzinë kolektive për tu pasuruar me benefitet e pasurisë së shqiptarëve duket se ja kanë humbur ftohtësinë.

 Mandati i tretë i Edi Ramës po manifeston qartë rrënimin e tij politik. Skandali i Olta Xhaçkës, Beqes, Kokës apo dhe Ahmetajt dhe Gjiknurit po ti shtohen dhe andrallave me dështimet e tij me bllokimin e integrimit për në BE, e kanë bërë hermetik dhe agresiv në momentin kur përballet me realitetin. 

Nëse shqiptarët po përjetojnë një realitet tej mase të vështirë, ku çmimet e naftës dhe të shportës kanë fluturuar dhe kostua e jetesës është bërë e papërballueshme, kryeministri shqiptar duket se jeton në një tullumbace të fryrë me helium dhe sodit Shqipërinë tridimensionale të projekteve të tij propagandistike nga hapësira. Edi Rama është shndërruar në një lloj avatari dhe po konsumon jetën e tij në këtë realitet të ri larg halleve dhe problemeve të shqiptarëve që i dhanë të drejtën tju menaxhojë portofolin dhe pronat.

“Shpifni,gënjeni,sajoni,shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”,po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur”, lëshoi deklaratën e fundit kërcënuese për gazetarët kryeministri ynë.about:blank

Nga ky moment asnjë gazetar nuk ka të drejtë të bëjë pyetje në lidhje me problematikat qeverisëse, por vetëm ato që dëshiron kryeministri ynë, pyetje të cilat mund të përshtaten virtualitetit ku ai vegjeton.

Duke parë manualin e pyetjeve, titujve dhe preferencave të kabinetit të tij propagandistik të drejtuar nga “gëbelsiani” Fuga,  nuk është e vështirë të hartohet një manual me sjelljen ndaj kryeministrit.about:blank

Pyetjet më të pranueshme për gazetarët që dëshirojnë të hyjnë në konferencat e kryeministrit mund të jenë:

1-Zoti kryeministër a është e vërtetë që presidenti francez Macron ka adaptuar teorinë e rilindjes pas fitores së mandatit preferencial dhe a është e vërtetë që ka huazuar eksperiencën tuaj?about:blank

2. Fjalimi juaj i Brukselit nëse do ishte mbajtur nga Macron a do ta fuste Shqipërinë automatikisht ë BE pavarsisht andrallave që na kanë krijuar bullgarët maskarenj?

3. Fjalimi juaj brilant i pambajtur në Bruksel a ishte i një niveli superior mbi stilin e Nolit?about:blank

4. Kanë dalë fjalë që Ju do të bëheni shefi i NATO si një lider i gjithëpranuar botëror, a është e vërtetë?

5. Samiti i NATO u karakterizua nga takimet tuaja me presidentin Biden, ku nuk munguan shenjat konfidenciale midis jush dhe presidentit amerikan, si hedhja e dorës në qafë, bisedat e gjata dhe të ngrohta, a është e vërtetë që Biden do ju mbështesë dhe për mandatin e katërt?

6. Në mediat online qarkulloi lajmi i shpërndarë nga Fuga se gjatë samitit të NATO në Madrid do të aprovohej nga Këshilli i Europës hyrja në BE.

7. A është e vërtetë që ju jeni piktori kryeministër më i suksesshëm dhe kryeministri piktor llahtar?

8. Gojët e liga flasin se në takimin e fundit në fondacionin amerikan të fëmijëve që u dekoruat si personazhi numër një në botë për ndihmën ndaj afganëve, ju kanë propozuar në OKB?

9.Ju po e ndihomin Vuçiçin në arenën ndërkombëtare, rasti i fundit është ai gjatë takimit kokë më kokë me zotin Biden, a është e vërtetë që ja përmendët edhe presidenti te veshi?

10. Bordet e monitorimit që keni ngritur zoti kryeministër kanë qenë nga veprimet më  gjeniale të kryera nga ndonjë lider botëror, veprime që kanë mbajtur stabël naftën në nivelin e 260 lekë për litër, duke shpëtuar shqiptarët nga varfëria, çfarë masash keni menduar për ditët në vazhdim?

Këto pyetje që parashtruam më sipër, mund të jenë një mundësi për gazetarët, të cilëve do ju hapen dyert si me magji nga mëkëmbësi Fuga. Po të bëhen pa frikë dhe me kopetencë  do shikohet sesi do respektohen në çdo aspekt. Shikoni sa i lumtur është ai spiuni i sigurimit kamarier që pretendon se është pedagog në gazetari. Ai është gati të anatemojë dhe të shajë me rob shpie këdo nga ju që nuk bën pyetje me stilistikë. Duke e mbyllur një këshillë për gjithë spektrin mediatik dhe politik:

Mos u mërzisni me këtë të gjatin. Ai ka qejf të bëjë si i fortë, të rrijë me të fortë dhe të sjellë në parlament tufa-tufa gjithë sojin e kriminelëve që nga jugu në veri. Kjo histori është punë puberteti dhe i gjati duket që se ka kaluar akoma dhe është i vonuar në këtë proces. Kuptojeni pse ju përzë juve dhe ju hap kanatat e dyerve sojit të të fortëve.

Te tjera

Lajme te tjera