Parisi është skuadra e dytë që pret biletën për finalen e Mynihut. Kampionët e Francës kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Arsenalin.
“Topçinjtë” e nisën vrullshëm ndeshjen, por Xhanluixhi Donaruma ishte në super formë dhe brenda pak minutave bëri dy super pritje. Fillimisht italiani ndali goditjen e Martinelit pas një rivënie anësore brenda në zonë dhe më pas ndali goditjen e fuqishme të Martin Odegard.
Në minutën e 16, PSG iu afrua golit me Kvaratskhelian, por goditja e gjerogjianit u ndal nga shtylla. Në minutën e 27, Fabian Ruiz zhbllokoi supersfidën me golin e tij fantastik me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 66, anglezët kërkuan penallti për një prekje të topit me dorë në zonë, loja vazhdoi e më pas gjyqtari bëri shenjë që të shihte VAR-in sapo nisi ndalesa e parë. Por për çudi, pamjet ishin të një gjuajtje të Hakimit të devijuar nga Ljuis-Skelli. Për kryesorin nuk pati nevojë për shumë kohë pritje dhe ai akordoi penallti për PSG-në.
3 minuta më vonë, Vitinja gaboi pasi penalltia e tij u pritet nga Raja.
Në minutën e 72, PSG dyfishoi shifrat. Pas një aksioni të Kvaratskhelias në të majtën, topi shkoi te Hakimi i cili me një gjuajtje të rrufeshme me të djathtën gjeti rrugën e rrjetës.
Në minutën e 76, Arsenali ngushtoi shifrat, por goli vlejti vetëm për statistikë. Troshard fitoi topin në të majtë, pasimi i tij në qendër u devijua dhe shkoi te Saka i cili shmangu Donarumën dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në finalen e madhe të 31 majit që do të luhet në Mynih, PSG do të sfidojë Interin ku do të kërkojnë të rrëmbejnë për herë të parë në histori trofeun me veshë të mëdhenj.