Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha se Sokol Olldashi ishte më i mirë se Lulzim Basha duket se ka risjellë edhe njëherë në qendër tëvëmendjesvdekjen e ish-ministrit demokrat. Ky humbi jetën në një aksident të rëndë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan nënëntor të vitit 2013, ndërkohë që gazeta “SOT” po sjell sot për lexuesin detaje të forta që hedhin dyshime sekemi të bëjmë me vrasje, njësoj si me aksidentin e Kosta Trebickës në shtator të vitit 2008,dëshmitarit kyç të Gërdecit, në shpërthimin e të cilit ishte përfshirë e gjithë kupola e atëhershme shtetërore, përfshirë këtu edhe implikimin e drejtpërdrejtë të të gjithë anëtarëve të familjes biologjike të Sali Berishës. Nëse Kosta Trebicka rrezikonte të fundoste Shkëlzen Berishën me dëshminë e tij për Gërdecin, Sokol Olldashi, me ekzistencën e tij, rrezikonte pozitat e djalit jo biologjik të Sali Berishës, Lulzim Bashës, të cilin e katapultoi në krye të PD për të komanduar në distancë partinë. Ka disa ngjashmëri kokëforta dhe të qarta mes vdekjes plot pikëpyetje të Sokol Olldashit dhe eliminimit të Kosta Trebickës në fushat e shkretuara të Voskopojës. Por, më shumë se ngjashmëritë në rrethanat e vdekjes, Sokol Olldashi dhe Kosta Trebicka kanë një pikë të fortë të përbashkët, që është raporti i tyre me familjen e Sali Berishës. Sokol Olldashin dhe Kosta Trebickën nuk i bashkon vetëm misteri i vdekjes, por edhe një raport me një njeri. Ai është Sali Berisha. Kosta Trebicka mund të fundoste familjen e Berishës me dëshminë e tij për Gërdecin, ndërsa Sokol Olldashi ishte rreziku kryesor për pozitat e beniaminit të Berishës në krye të PD, Lulzim Basha. Kosta Trebicka mund të çonte para togave të zeza disa anëtarë të familjes Berisha, ndërsa Sokol Olldashi ishte pretendenti numër një dhe rreziku më potencial për dyshen Berisha-Basha për të marrë një ditë drejtimin e Partisë Demokratike.
Paradokset e ekspertizave
Por cilat janë paradokset, dyshimet dhe absurditetet e dy ekspertizave, për Kosta Trebickën dhe Sokol Olldashin? Olldashi dhe Kosta Trebicka udhëtonin vetëm dhe familjarët e tyre nuk i besuan kurrë ekspertizat. Të dyja makinat janë gjetur përmbys, ndërsa brenda nuk janë gjetur shenja gjaku. Sipas ekspertizës së ekspertit amerikan, Kevin Teter, Kosta Trebicka kishte dëmtime të rënda në kokë. Po ashtu, edhe ekspertët shqiptarë konstatuan dëmtime në kokën e të ndjerit Olldashi, të cilat nuk kanë lidhje me aksidentin. Si në rastin e Olldashit, ashtu edhe në rastin e Kosta Trebickës, persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë. Në vendin ku gjeti vdekjen Kosta Trebicka, shkoi i pari Agron Kuliçaj, ish-badigardii Sali Berishës, i cili dyshohet se ka prishur provat. Ndërkaq, në vendin ku u aksidentua Sokol Olldashi, fillimisht kanë shkuar disa deputetë të PD, megjithatë zëra se kanë shkuar persona të tjera të dyshimtë. Në të dy rastet dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentet. Në të dy aksidentet, kushtet teknike të të dyja makinave kanë qenë të mira dhe asnjëra nga makinat nuk ka rënë nga një lartësi e madhe.Në të dyja ekspertizat, thuhet se zonat e tavanit të mjeteve kanë qenë të shtypura dhe se kanë dëmtuar kokat e viktimave, ndërsa dolën në konkluzionin se Olldashi dhe Trebicka kishin humbur jetën nga pakujdesia.
Shpejtësia
Dëshmitari kyç i implikimit të familjes Berisha në Gërdec, Kosta Trebicka, vdiq me shpejtësi 10 km/h, duke gjuajtur për shpendë. Ndërsa Sokol Olldashi, gjithmonë sipas ekspertizës, humbi jetën me 45 km/h, me një automjet super luksoz dhe tejet të sigurt. Këto “rastësi” dhe “mrekulli” ndodhin vetëm në Shqipëri. Këto variante certifikohen vetëm nga institucionet shqiptare.
Autopsia e Olldashit, e paligjshme
Autopsia e trupit të të ndjerit Sokol Olldashi është kryer me shpejtësi dhe në shkelje flagrante të ligjit. Ekspertiza mjeko-ligjore, edhe nëse është e besueshme, është e paligjshme. Neni 2 i ligjit për autopsinë parashikon që autopsia, që mund të jetë anatomo-patologjike ose mjeko-ligjore, nuk mund të kryhet pa kaluar 12 orë nga çasti i vdekjes. Ndërkaq, trupi i Olldashit, tre orë pas aksidentit është dërguar në morg, ndërsa pas katër orësh është dërguar pranë familjes për t’u varrosur pas pak orësh. Gjithçka është kryer me shpejtësi, në mënyrë të dyshimtë dhe të paligjshme.
Kronologjia
- Ora 22:50 – Igli Cara ka njoftuar i pari sallën operative në orën 21:18 se një aksident është shënuar në Krrabë. Më pas u konfirmua se një ndër personat e aksidentuar ka qenë deputeti Sokol Olldashi.
- Ora 23:16 – Në Spitalin Ushtarak nuk ka mbërritur ende ambulanca me personat e aksidentuarnë greminën e Krrabës.
- Ora 23:20 – Bllokohet qarkullimi në Kërrabë. Një radhë e gjatë me makina prej 1 km ka arritur zgjatimi në këtë aks, ndërkohë që vijon dhe moti i keq.
- Ora 23:22 – Deputeti i PD, Igli Cara konfirmon se: Po bëhet nxjerrja e trupit. Ka dalë trupi i parë, po nxirret trupi i Olldashit.
- Ora 23:30 – Aksidenti shumë pranë varrezave të Kërrabës ku poshtë në greminë ndodhet makina e përmbysur e deputetit të Olldashit, në një terren të thyer malor. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrotullime të njëpasnjëshme në greminë duke u shkatërruar tërësisht. Terreni ku është rrëzuar automjeti është tepër i vështirë.
- Ora 00:05 – Mbërrin në Spitalin Ushtarak makina e morgut me trupin e pajetë të deputetit Sokol Olldashi.
- Ora 00:20 – Konfirmimi nga Policia e Shtetit se deputeti Olldashi ka qenë i vetëm në automjet dhe ka humbur jetën.
- Ora 00:28 –Nxirrte makina Benz me targa “AA 003 NH” e deputetit Olldashi.
Box 1
Ngjashmëritë midis “aksidentit” të Kosta Trebickës dhe Sokol Olldashit
1. Kosta Trebicka dhe Sokol Olldashi humbën jetën që të dy në rrethana enigmatike “aksident me makinë”.
2. Të dyja makinat u gjetën përmbys, pozicion ky që nuk justifikohet me terrenin ku pretendohet se ka ndodhur aksidenti
3. Në asnjërën prej makinave nuk u gjetën shenja gjaku, gjë e cila hedh poshtë variantin e aksidentit nga pakujdesia
4. Familjet e Olldashit dhe Kosta Trebickës kurrë nuk i besuan ekspertizat e ekipit shqiptar dhe ekspertit amerikan.
5. Të dyja viktimat po udhëtonin me një shpejtësi të ulët, që nuk justifikon pasojat e aksidentit.
6. Sipas ekspertizave, kushtet teknike të të dyja makinave kanë qenë të mira, ndërsa makina me të cilën udhëtonte Olldashi ishte super e sigurt.
7. Asnjëra nga makinat nuk është rrotulluar në mënyrë të njëpasnjëshme, madje duket se në përmbysjen e makinave ka vepruar dora e njeriut.
8. Asnjëra nga makinat nuk ka rënë nga një lartësi e madhe.
9. Të dyja makinat e kishin sistemin e frenimit në parametrat normale.
0. Në të dy ekspertizat, thuhet se zonat e tavanit të mjeteve kanë qenë të shtypura dhe se kanë dëmtuar kokat e viktimave.
11. Në të dyja ekspertizat lëngu i timonit hidraulik ka qenë në nivelet duhura.
12. Sistemi i drejtimit të mjeteve operonte plotësisht në të dy drejtimet.
13. Të dyja ekspertizat dolën në konkluzionin se Olldashi dhe Trebicka kishin humbur jetën nga pakujdesia.
14. Të dyja makinat kanë dalë nga rruga në një terren jo të thyer, që nuk justifikon pasojat.
15. Si Kosta Trebicka, ashtu edhe Sokol Olldashi po udhëtonin vetëm.
16. Të dy të ndjerët, si Sokol Olldashi, ashtu edhe Kosta Trebicka kishin dëmtimet të rënda në kokë
17. Në të dy aksidentet, kushtet atmosferike ishin me reshje, duke favorizuar fshirjen e gjurmëve.
18. Prokuroria nuk zbardhi kurrë tabulatet telefonike, për komunikimet e fundit të Kosta Trebickës dhe Sokol Olldashit.
19. Autopsia e Sokol Olldashit është kryer me shpejtësi dhe në mënyrë të paligjshme, ndërsa autopsia e Kosta Trebickës la shumë dyshime në përfundimet që nxori.
20. Strukturat e policisë prishën në të dy aksidentet provat, duke marrë me shpejtësi makinat me karrotrec si dhe duke mjegulluar rrethanat e ngjarjes.
21. Për të dy aksidentet, ekspertizat krijuan alibinë se reshjet e shiut kishin fshirë provat në vendin e ngjarjes.
22. Në të dyja ekspertizat thuhet se viktimat nuk kishin vendosur rripin e sigurimit
23. Si në rastrin e Olldashit, ashtu edhe në rastin e Kosta Trebickës, persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë
24. Në të dy rastet dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentet.
25. Munguan konkluzionet dhe procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria.
26. U vonuan aktet e ekspertimit autoteknik të mjeteve ku u gjendën trupat.
27. Edhe pse zyrtarisht u deklarua se udhëtonin vetëm, është aluduar gjithmonë se ka pasur një njeri të dytë që shoqëronte viktimat në të dyja ngjarjet.
28. Në të rastet, ngjarja nuk ka ndodhur në vendin e aksidentit.
29. Të dy të ndjerët u varrosën me shpejtësi. /Rigels Seliman/