Kryeministri Edi Rama kishte muaj që fliste për një dhuratë shumë të madhe që i priste shqiptarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 4 Korrik, që përkonte me ditëlindjen e tij dhe me Pavarësinë e SHBA. Në deklaratat e tij, thuhej qartë se amerikanët do të jepnin një lajm që do gëzonte popullin shqiptar. Është e qartë se kjo dhuratë ishte liberalizimi i vizave për shqiptarët, një zhvillim i madh që u paralajmërua dy herë brenda 5 muajve të këtij viti nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në vitin e parë, mbi 24 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare. Është një hap i madh përpara për lidhjen në udhëtimet dhe biznesin midis vendeve tona. Ndërsa shqiptarët tregojnë se po zbatojnë rregullat e vizave, kam besim se do të vijë dita kur nuk do të kërkohet më fare vizë”, deklaroi pak javë më parë Yuri Kim. Kryeministri Rama nxitoi që ta shiste këtë lajm si arritje të tij, por në fund amerikanët i treguan sërish vendin duke ndjekur të njëjtën skemë si me “non gratën” e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Rama e tha në mes të Kuvendit se Berisha nuk shkon dot në SHBA pasi ka hyrë në “listën e zezë”. SHBA nuk bënë zë dhe e njoftuan atë lajm dy vite më vonë, duke i shkatërruar çdo skenar Edi Ramës për kredo politike. Edhe këtë herë kryeministrit shqiptar iu prishën planet. Ai u detyrua që të shiste si dhuratë speciale, vizitën e ish-ambasadorit të SHBA Bill Clinton. Kjo duket qartë që nuk është një dhuratë nga amerikanët.
Rama i bëri një dhuratë të shtrenjtë vetes me lekët e shqiptarëve, pasi ishte vetë ai që e ftoi Bill Clintonin, një personazh pa funksion në SHBA dhe prej shumë vitesh jashtë politike. Duke qenë se Rama është në një pozicion tej mase konfliktual me SHBA pasi i është veshur një imazh “non grata”, amerikanët ia hoqën nga duart surprizën e madhe që ai paralajmëroi.
U bënë 10 dhjetë vjet që Rama drejton Shqipërinë. 10 vjet të mbushura me skandale dhe afera të rënda. Gjysma e kabinetit të tij është me dosje në SPAK. Amerikanët ia kanë vënë vizën. Ishte i dërguari i DASH, Gabriel Escobar, i cili konfirmoi hapur atë që gazeta “SOT” kishte muaj që e shkruante, se raportet e SHBA me kryeministrin Rama janë prishur.
Zyrtari i lartë amerikan për herë të parë spostoi Ramën. Ai tha se SHBA i ka raportet me shqiptarët dhe jo me individët, duke ja bërë të qartë Ramës dhe kujtdo tjetër se ata janë të zëvendësueshëm. Ftohja u pa që në takimin që Escobar pati me Ramën para zgjedhjeve të 14 majit. Ai i shkoi në zyrë kryeministrit për më pak se 20 minuta.
“Unë nuk mund të flas për një çështje të hapur penale, si rasti i ‘McGonigal’. Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është me popullin e Shqipërisë, me institucionet, jo me një parti dhe jo me një individ. Thënë kështu, do të thoja se marrëdhënia jonë me Shqipërinë është më e mira që kemi pasur ndonjëherë”, u shpreh njeriu më i rëndësishëm që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka sjellë për Ballkanin. Pra, ai tregoi qartë se amerikanët nuk pyesin për emra.
Të njëjtën linjë ndoqën dhe senatorët amerikanë para disa javësh kur vizituan Shqipërinë. Ata thanë se Edi Rama është nën hetim nga FBI duke konfirmuar në fund se krimi me “McGonigal” është i përmasave gjigante.
Duke parë situatën e vështirë, Rama ndryshoi kurs dhe përzgjodhi një sjellje servile dhe klienteliste me SHBA. Ai që i kritikoi më fort se kurrë ndërhyrjet e amerikanëve në vendin tonë tha me gojën e tij se kurrë vende si Tirana, apo Prishtina nuk duhet të futen në konflikt me aleatë dhe partnerë si SHBA. Kryeministri arriti deri aty sa prishi projektin ruso-serb, i quajtur ndryshe “Ballkani i Hapur” vetëm për të kënaqur Perëndimin. about:blank
Por situata e tij me SHBA është e rëndë. Ajo që i vuri vulën, ose ndryshe mund të jetë fillimi, ishin takimet e shpeshta të një kryeministri me ish-zyrtarin e FBI që nuk ka asnjë lidhje me politikën shqiptare, ekzekutivin apo me çfarëdolloj institucioni që i përket këtij shteti.
Këto takime janë një pikë e errët për një personazh që drejton shtetin shqiptar, i cili e fut drejtimin e shtetit në hulli spiunësh, personazhesh të dyshimtë apo dhe pazaresh të rëndomta. Ai është futur në probleme me FBI, pasi ky është një krim federal. Kjo mund t’i kushtojë 25 vite burg Ramës. Dy gjyqe po zhvillohen në SHBA për Mc Conigal.
I pari është më 29 korrik dhe tjetri më nëntor. Kjo mund të sjellë surpriza për të, pasi kryeministri shqiptar ndodhet në ditët e tij më të zeza, pasi ka bërë krim federal.
Ai mund të ketë fatin e Noriegës, pasi rrezikon që ta marrin me avion dhe ta çojnë në Guantanamo, ose në një burg federal. Urojmë që kjo mos të ndodhë, por informacionet janë me shumë helm për kryeministrin shqiptar./ SOT/
