Një projektligj i sjellë nga Partia Socialiste për t’u shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar në Kuvend për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në fshat krijoi një debat të ashpër procedural në seancën e sotme plenare (5 dhjetor 2024).
Njoftimin e dha kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe menjëherë në seancë u krijua debat i ashpër për më shumë se 1 orë e 40 minuta. Opozita akuzoi Spiropalin se po shkelte rregulloren pasi drafti nuk ishte gati dhe firmat po mblidheshin.
Gazment Bardhi: “Ligjet nuk vijnë me sms! Nuk është fare. Është vetëm letër e bardhë. Po e çon tani. Po e shkruani ligjin tani. Na sillni një kopje. Ka kaluar një orë nuk ka ardhur akoma. Mashtruat publikisht. Nuk ka pasur as votim për ta futur në rend dite.
Elisa Spiropali: Nuk gënjej. kërkesa është aty me 40 firmat. Sekretaria të çojë nismën dhe nuk do të diskutohet tani.Gazment Bardhi: Tregoje kërkesën, ku e ke??
Projektligjin e sqaruan ministrat Balla dhe Manja, teksa e cilësuan si një vendim human të qeverisë
Ulsi Manja: Ne si maxhorancë kemi numrat dhe do i anulojmë këto gjoba. Një pjesë është ekzekutuar e një pjesë jo, sepse ishte e pamundur. Do ta bëjmë se kemi numrat dhe kemi mandatin për ta bërë këtë gjë. Parlamenti do ta miratojë brenda dhjetorit.
Taulant Balla: Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartonë jo një, se në fund të fundit kjo është diçka që lidhet me qytetarët. Nuk mund të jeni dot kundër kësaj nisme. Kur të njihesh me nismën do të kuptosh që bëhet fjalë për një process anulimi gjobash që shkon edhe përtej 2014”
Përveç debatit procedural, edhe pse ende pa projektligj përpara, demokratët akuzuan PS-në se vjen me këtë propozim pasi për 12 vite gjobiti dhe burgosi shqiptarët.
Gazment Bardhi: “Është Gjykata Kushtetuese që ju ka thënë që ai ligj që keni miratuar bie ndesh me Kushtetutën e Republikës, boll na sollët dëngla e bëni sikur ju digjet barku për qytetarët. Jeni kapur me presh në duar në xhepat e qytetarëve të varfër. Gjobat për ndërtime për strehim janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”
Bledion Nallbati: Është Gjykata Kushtetuese që ju ka thënë që ai ligj që keni miratuar bie ndesh me Kushtetutën e Republikës, boll na sollët dëngla e bëni sikur ju digjet barku për qytetarët. Jeni kapur me presh në duar në xhepat e qytetarëve të varfër. Gjobat për ndërtime për strehim janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese
Dash Sula dhe Saimir Korreshi dhanë shembuj: Arrestuat të moshuarën për një kotec pulash’. Harruat ju atë që vrau veten
Sigurisht protagonist bllokimi nuk mungoi edhe Flamur Noka, i cili i shtoi ‘CV-së- së tij edhe sherrin me një përfaqësuese të administratës së Kuvendit.
Elisa Spiropali: Turp të zihesh me administratën
Në fund, për t’ia lënë seancën së ardhshme, debatin për ligjin që do të falë gjobat për mijëra qytetarë që kanë rregulluar çatinë apo kanë ndërtuar një kotec në fshat e mbylli Taulant Balla.
Që ju do të vini si pulat në fund që do ta votoni, edhe kjo do të ndodhë.
Ndërkohë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se pr/ligji do të kalojë brenda dhjetorit.