E martë, 24 Nëntor, 2026

Protesta e 11 shkurtit, “revolucioni” i hajdutëve kundër hajdutëve

Share

Nga Rigels Seliman

Në muajin tetor 1986, në gjyqin për grabitjen e 10 ton shufra floriri në Londër, bosi i bandës, Kenneth Noye, foli edhe për luftën me kërcënime, vrasje e përleshje me bandën rivale, për të marrë dhe mbajtur “monopolin” e vjedhjes së bankave në Britani.

E përmenda këtë rast, mbasi është krahasimisht e njëjtë si qëllimi i protestës Berisha-Metaj dje më 11 shkurt, për t’i marrë pushtetin Edi Ramës, duke e kërcënuar me nxjerrje zvarrë nga zyra.

Këto thirrje, me të cilat nxisin e paguajnë militantët, Sali Berisha e Ilir Metaj i quajnë “revolucion popullor”, për largimin e bandës së hajdutëve nga pushteti dhe ri-marrjen e pushtetit prej tyre, gjë që e kanë deklaruar në parullat e tyre: “Rama, boll vodhe, ik”; “Shqipërinë e shpëtojnë vetëm Berisha e Meta”

Sali Berisha thotë: – Banda e Edi Ramës ka 10 vite që vjedh. Por 8 vite, Saliu heshti në pazar me Edi Ramën, në pritje të rotacionit të pushtetit; dhe filloi sulmin pasi u shpall “non grata” e pasi SPAK i rihapi dosjet e Gërdecit, 21 Janarit e Kompleksit “Partizani”.

Edhe Ilir Metaj, thotë se Edi Rama ka 10 vite që vjedh, paçka se 4 vitet e para 2013-2017 ishin bashkë në qeverisje, Iliri e Monika kishin drejtoritë e rrugëve, bujqësisë, transportit ajror, rrugor, energjisë, naftës, portet detare, ushqimin dhe nga 30% pushtet në arsim, shëndetësi, dogana, tatime, turizëm, mjedis e ushtri, ku vodhën “dërrçe”  miliona Euro e shumë pasuri.

Banda e Edi Ramës ka vjedhur e po vjedh masivisht, por sulmi për t’i marrë pushtetin po bëhet nga banda e hajdutëve Berisha-Metaj, të cilët, për faktin se nuk janë ndëshkuar nga drejtësia për vjedhjet e krimet që kanë bërë po hiqen si “qelibar”, kur shqiptarët e dinë që janë “llum”.

Fatkeqësi është fakti, se edhe pas 32 vitesh maskaradë politike e banditizëm shtetëror, shqiptarët kanë si alternativë zgjedhore vetëm dy banda: Të Edi Ramës dhe të Sali Berishës e Ilir Metës; njëra që nuk e dorëzon pushtetin dhe tjetra që është gati të shkrumbojë vendin për t’ia marrë.

Kacafytja mes tyre, nuk ka lidhje me hallet e shqiptarëve, me integrimin e vendit, me frenimin e ç’popullimit, me rritjen e ekonomike dhe luftën kundër krimit, por është thjeshtë dhe vetëm luftë për pushtet.

Në intervistën e të enjtes në një televizion, Sali Berisha e deklaroi hapur qëllimin e protestës: – Do largojmë Edi Ramën, do ta marrim pushtetin ne, boll qëndroi e vodhi ai”.

Edhe Ilir Metaj në konferencën mediatike pas buke, tha: – Kam rënë dakord me Sali Berishën, që më 11 shkurt ta bëjmë tym e flakë për të shporrur Edi Rama nga pushteti dhe të krijojmë një qeveri që do shpëtojë shqiptarët nga ky hajdut”.

Pra, protesta është “revolucion” i hajdutëve blu e të kuq të Foltores e LSI, kundër hajdutëve mavi të “Rilindjes”, ndërsa shqiptarët duhet t’u shkojnë akoma mbrapa e të votojnë për këto dy banda.

Në protestë pati disa parulla për skandalin “McGonigal”, por faktet dhe fotografitë që kanë dalë deri tani, tregojnë se tropojanët Agron Nezaj e Shefqet Dizdari dhe Charles i FBI, paska qenë i të tre kapobandave politike që sundojnë Shqipërinë. Mos harrojme edhe Shkelzen Berishen alias Xenin me kusherin e Metes, Dorian Duçkën!

Te tjera

Lajme te tjera