E shtunë, 18 Janar, 2025

Protesta e 6 dhjetorit, Kreshnik Spahiu: Berisha synon t’i tregojë Evropës se është faktor në politikën shqiptare

Share

Analisti Kreshnik Spahiu thotë se Sali Berishës i duhet protesta e 6 dhjetorit, për t’i treguar ndërkombëtarëve, se ai është faktori numër dy politik në vend.

Spahiu nënvizoi se nga 3 faktorët ndërkombëtare,  Amerika, Britania e Madhe dhe BE, dy prej tyre kanë shprehur qëndrim për Berishën, ndaj dhe ai kërkon të tregojë forcën e tij ndaj të vetmit faktor që ende nuk është shprehur zyrtarisht për të.

Në një vend të vogël si Shqipëria dhe të parëndësishëm në faktorizimin politik, në politikat e mëdha evropiane, mendoj që 3 janë faktorët ndërkombëtarë që ndikojnë në politik bërjen në Shqipëri. Amerika, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian. Tani, me dy të parët, Partia Demokratike i ka larë duart, sepse ata janë shprehur, të paktën qeveritë të cilat sot janë në pushtet, janë shprehur drejtpërdrejt për qëndrimet. Partia Demokratike zgjedh që të protestojë në ditën në të cilën vijnë liderët evropianë, për herë të parë së bashku në një ditë, të gjithë në Tiranë. Mendoj që për t’u faktorizuar me faktorin ndërkombëtar, duhet të jesh prezent. Duhet t’i tregosh protagonizëm, njerëz, që je shumicë, që je faktor në vendin tënd. Arsyeja është që Sali Berisha do të thotë që unë jam faktori numër dy politik në Shqipëri dhe forca të cilën unë e drejtoj, pavarësisht nga logo, e ka Lulzimi apo se ka Lulzimi, unë jam faktori numër dy në Shqipëri”, tha Spahiu për emisionin “Now” në “Euronews Albania”.

Te tjera

Lajme te tjera